Sipas njoftimit, thuhet se sot rreth orës 15:30, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë.
Teksa menjëherë pas raportimit Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe lidhur me rastin është arrestuar B.Sh, 17 vjeç.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Lidhur me rastin policia ka arrit të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin; B.Sh mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ndaj tij është hap rast për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njejtit i është gjet dhe sekuestruar një armë zjarri me katër fishekë dhe një thikë”, thuhet tutje./teve1.info./