TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen një avokat dhe një instruktor për falsifikim dokumentesh në Prishtinë

by teve1
1 vit ago
2
A A
Arrestohen një avokat dhe një instruktor për falsifikim dokumentesh në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka realizuar një aksion në katër lokacione të ndryshme në kryeqytet, pas hetimeve disa mujore për dyshimin e kryerjes së veprave penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit.

Siç bëhet e ditur, në këtë operacion janë arrestuar një avokat dhe një instruktor të cilët dyshohen se me qëllim përfitimi pasuror kanë falsifikuar dokumente, i kanë legalizuar ato dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm, duke shkaktuar dëm disa milionësh.

Ndaj të dyshuarve V.H dhe D.I është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, thuhet se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik në bashkërendim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion /NJHFPD në Prishtinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar një aksion në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ky aksion është zhvilluar pas hetimeve disa mujore me dyshimin se persona të dyshuar kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumentit, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe veprës penale të mashtrimit. Në këtë operacion janë arrestuar dy persona të dyshuar të gjinisë mashkullore (V.H dhe D.I) dhe është sekuestruar dokumentacion që ndërlidhet me veprën penale. Me vendim të prokurorit dy personat janë ndaluar për shkak të veprave penale “Falsifikim i Dokumentit” nga neni 390, veprës penale “Legalizimi i Përmbajtjes së Rreme” nga neni 395 dhe veprës penale “Mashtrim” nga 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I dyshuari kryesor në këtë rast V.H – Avokat dhe i dyshuari D.I – Instruktor dyshohen se me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore kanë falsifikuar dokumentin, kanë legalizuar dokumente të falsifikuara dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm duke shkaktuar dëm disa milionësh. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale”, thuhet në komunikatë.

Tags: arrestimFalsifikimPolicia e KosovesProkuroria Themelore e Prishtinës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën