Katër persona dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit për gjueti të paligjshme.
Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie si dhe një shpend (fazan i vrarë).
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ka njoftuar policia.







