TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arifi thotë se Serbia është egërsuar pas suksesit të Kosovës në KiE

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Arifi thotë se Serbia është egërsuar pas suksesit të Kosovës në KiE

Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës, kështu po konstaton kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi i cili është dënuar nga autoritetet atje për vendosje të flamurit më 28 Nëntor, po thotë se sa herë që Kosova ka shënuar një sukses në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, shqiptarët e Luginës kanë qenë të parët viktima.

“Nuk besoj që ka qenë koincidencë. Është gjithçka e planifikuar. Ky vendim është vetëm një vendim nga ata që kanë ardhur viteve të fundit. Serbia sistematikisht vazhdon në na dënojë për vendosjen e flamurit. Por në rastin e këtij vendimi që ka ardhur sot në dorën time, është një vendim që nuk mundet ndryshe me u shpjeguar se sa me egërsinë që këta e kanë shfaqur ditëve të fundit duke e ditur që Kosova po ka sukses në rrugëtimin e saj ndërkombëtar. Çdo herë kur Kosova ka pasur një sukses ndërkombëtar, shqiptarët e Luginës kanë qenë të parët viktima”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Më tej, Arifi ka thënë se mendësia 30 vjeçare e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe më të në vazhdimësi po ballafaqohen shqiptarët atje.

“Para tri ditësh, presidenti serb, Vuçiq që do të arrestojë të gjithë ata që shkelin Kushtetutën e Serbisë dhe normalisht të parët të cilët bijnë në radar të kësaj mendësie raciste janë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk ka shkuar shumë larg dhe erdhi vendimi që jam dënuar nga Gjykata për vendosjen e flamurit në ditën festive tonën kombëtare të 28 Nëntorit. Kemi në vazhdimësi punë me një Serbi e cila nuk ka qëllim me ndryshuar këtë mendësi që e ka që 30 vjet. Kjo është Serbia me të cilën ne vazhdimisht ballafaqohemi”, ka shtuar ai.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka njoftuar se ka pranuar dënimin prej 55.000 dinarësh nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Serbët pretendojnë se polici u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, por videoja tregon të kundërtën

Serbët pretendojnë se polici u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, por videoja tregon të kundërtën

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot i nxehtë në fillim të javës, më i freskët nga mesjava

Joanikije politizon liturgjinë në Graçanicë me pretendime që Kosova është “vatër e kombit serb”

14 persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Araninë Saudite

14 persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Araninë Saudite

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot i nxehtë në fillim të javës, më i freskët nga mesjava

Afrika e Jugut – Kanadaja hap fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026

Afrika e Jugut – Kanadaja hap fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026

Joanikije politizon liturgjinë në Graçanicë me pretendime që Kosova është “vatër e kombit serb”

Joanikije politizon liturgjinë në Graçanicë me pretendime që Kosova është “vatër e kombit serb”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Shtatë persona të lënduar në një aksident në magjistralen Gjakovë – Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën