TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori i BE-së kërkon kohë për dinarin serb, Kurti thotë se tranzicioni do të kalojë qetë

Në një intervistë dhënë për TËVË1, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka kërkuar nga Qeveria të ketë shtyrje të vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë. Me këtë deklaratë është pajtuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tranzicioni do të shkon në mënyrë të qetë.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Szunyog: Ne jemi të gatshëm t’i largojmë masat, por presim nga Kosova të bëjë më shumë

Shqetësimet e qytetarëve po i marrin seriozisht.

Faktori ndërkombëtar vazhdon të këmbëngul në shtyrjen e vendimit të BQK-së për dinarin serb.

Në një intervistë për TËVË1, të enjten ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kërkoi nga Qeveria e Kosovës, periudhë më të gjatë, teksa nënvizoi rëndësinë e informimit të komunitetit serb për këtë vendim.

“Ne përsëri dua të nënvizojë diçka të rëndësishme. Ne nuk po kritikojmë autoritetin e BQK-së e as vetë rregulloren, ne vetëm po kërkojmë një periudhë më të gjatë substanciale për tranzicion, një lloj kampanje komunikuese. Shembull kur ishte marr vendimi për liberalizmin e vizave të hynte në fuqi më 1 janar ne, si dhe qeveria, filluam kampanjën informuese në shtator. Ka mijëra njerëz që janë të varur me paga përfitime sociale e pensionale nga Serbia”, tha Szunyog.

Pas kësaj interviste, me kërkesën e Szunyog-ut, u pajtua edhe homologu i tij gjerman në Kosovë, Jorhn Rohde.

Ambasadori i BE-së tha se hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit serb në Kosovës, ka nxitur nervozizëm e paqartësi tek njerëzit që janë prekur nga ky vendim, teksa vlerësoi se nuk mund të ketë tensione në katër komunat veriore.

“Ne nuk kemi ndonjë informatë apo shenjë për ndonjë rrezik specifik të ngjashëm si në Banjskë, por qartazi ne ndiejmë, dhe kemi informata për shtimin e paqartësive, për shtimin e pyetjeve , nervozizëm tek njerëzit qa janë prekur nga ky vendim rreth valutës. Por edhe në përgjithësi nga mungesa e progresit dhe mosimplemnetimit të marrëveshjeve të kaluara të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit”, tha ai.

E një ditë pas paraqitjes në Këshillin e Sigurisë në OKB, kryeministri Albin Kurti, në një cicërim në rrjetin social “X”, tha se periudha e tranzicionit do të shkon e qetë.

“Fjalimi im në KS të OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, tha Kurti.

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: [email protected]”, thuhet në njoftimin e BQK-së, i cili u dha në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Mbi 90% e votave të numëruara me postë -LVV e para, LDK e dyta ky është rezultati

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën