TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë s’ndërron qëndrim në dialog

Ambasada Amerikane në Kosovë ka dalë kundër deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Chrisopher Hill. Në një përgjigje për Tëvë1, ambasada amerikane ka ripotencuar se qëndrimi i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi nuk ka ndryshuar, duke theksuar se pa zbatim të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve nuk ka rrugë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Hill në deklaratën e tij të enjten ka thënë se Serbisë nuk i kërkohet njohja De Jure për e Pavarësisë së Kosovës. Për këtë ra reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

nga Venhar Isufi
1 vit më parë
0
A A
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë s’ndërron qëndrim në dialog

Për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë vazhdimisht ju është kërkuar zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Por të enjten, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shprehu bindjen se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE), por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të.

Reklamë

Por ndryshe thotë ambasada amerikane në Prishtinë.

Në një përgjigje për Tëvë1, thuhet se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar, ndërsa theksohet se pa zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve, nuk do të ketë të ardhme për dy vendet në strukturat evropiane.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve. E ardhmja e të dy vendeve është në institucionet evropiane; normalizimi i marrëdhënieve të tyre përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara”, thuhet në përgjigje.

Tutje në përgjigje bëhet e ditur se synimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është njohja e ndërsjellë e dy vendeve.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është njohja eventuale e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, siç e kemi njohur që nga viti 2008”.

E reagim për këto deklarata të Hillit, ka pasë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në një postim të bërë në rrjetin social X, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili kishte deklaruar se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Rohde ka cituar deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022, i cili kishte deklaruar se është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, tha Scholz.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka thënë se pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovës, Serbia nuk do të avancoi drejt rrugës për në BE.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Memli Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

Memli Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

Zjarret malore në Podujevë po shkojnë në drejtim të Potokut

633 vatra zjarri gjatë javës së fundit, 9 ende aktive

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

ZRrE iu jep bizneseve tre ditë kohë, afati vlerësohet i shkurtë

Bislimi në takim me Kamberin rikonfirmon mbështetjen e Qeverisë për shqiptarët në Luginë

Shefi i NATO-së: Topi tashmë është në fushën e Putinit

Shefi i NATO-së: Topi tashmë është në fushën e Putinit

Evropa dhe Ukraina bashkë: Koordinim përpara samitit vendimtar Trump-Putin në Alaska

Evropa dhe Ukraina bashkë: Koordinim përpara samitit vendimtar Trump-Putin në Alaska

Zjarret malore në Podujevë po shkojnë në drejtim të Potokut

633 vatra zjarri gjatë javës së fundit, 9 ende aktive

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

ZRrE iu jep bizneseve tre ditë kohë, afati vlerësohet i shkurtë

Bislimi në takim me Kamberin rikonfirmon mbështetjen e Qeverisë për shqiptarët në Luginë

Bislimi në takim me Kamberin rikonfirmon mbështetjen e Qeverisë për shqiptarët në Luginë

KB Peja angazhon amerikanin Edwards

KB Peja angazhon amerikanin Edwards

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X