TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ambasada e Francës dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje kundër dhunës ndaj grave

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
​Ambasada e Francës dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje kundër dhunës ndaj grave

Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e sigurisë publike. Në kuadër të kësaj nisme u prezantua edhe një aplikacion përmes të cilit gratë mund të raportojnë ngacmimet seksuale apo situatat e pasigurisë në hapësirat publike, raporton KosovaPress.

Po ashtu, në Institutin Francez sot është hapur edhe një kënd i letërsisë feministe, si dhe një kënd tjetër që përfaqëson gruan.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, tha se diplomacia feministe është pjesë përbërëse e diplomacisë franceze dhe se ajo zbatohet në disa drejtime, duke filluar nga politikat e brendshme institucionale.

“Diplomacia feministe është një pjesë integrale e diplomacisë franceze. Ajo zhvillohet në drejtime të ndryshme. Së pari, brenda vendit, sepse duhet të bëjmë detyrat tona. Kjo do të thotë të sigurohemi që koleget e reja gra të kenë qasje të barabartë në pozita më të larta.. Ne kemi një qëllim që 40 përqind e ambasadorëve tanë për herë të parë të jenë gra, dhe e kemi arritur këtë qëllim në vitet e fundit.. Ne kemi disa programe për të ndihmuar koleget gra të zhvillojnë karrierën e tyre. Gjithashtu, brendshëm, bëhet fjalë për një politikë zero-tolerancë. Në ambasadë kemi pika kontakti, në Ministri kemi linja të këshillimit ku çdo koleg mund të telefonojë për ndihmë nëse ndodh një situatë e sikletshme, ngacmim, ngacmim seksual apo qëndrime seksiste. Emri i programit është Zero Tolerance, dhe e marrim shumë seriozisht. Çdo ambasadë duhet të ketë një pikë kontakti”, tha Guerot.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se komuna po punon për fuqizimin e grave përmes arsimit, kulturës dhe mbështetjes institucionale.

“Jam shumë i kënaqur që edhe në Komunën e Prishtinës jemi të njëjtit mendim përsa i përket qasjes sonë për fuqizimin e grave, jo vetëm përmes letërsisë, por edhe përmes proceseve, dhe kemi investuar shumë në sistemin tonë arsimor, sepse mënyra më e mirë për të fuqizuar gratë tona është t’u ofrojmë atyre mundësinë, mundësinë e barabartë për t’u arsimuar, dhe pastaj edhe me kabinetet dhe pozitat tona, për të siguruar që jo vetëm të plotësojmë kriteret, por edhe t’i tejkalojmë ato, që të kemi, të paktën përfaqësim 50-50, në mënyrë që gratë të ndihen të fuqizuara. Këtë e bëjmë në shumë fusha, jo vetëm përmes arsimit, por edhe përmes sportit, kulturës. Punojmë me disa OJQ që tani po hapim galeri dhe teatro për të fuqizuar edhe gratë themeluese të këtyre organizatave, si dhe në pozita menaxheriale, dhe me grante të veçanta për gratë në biznes për t’i ndihmuar ato”, tha Rama.

Tags: Ambasada e Francesdhuna kunder graveKomuna e Prishtinesmarreveshje
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën