TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

nga tëvë1
4 muaj më parë
2
A A
Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Shkruan:Amir Krasniqi

Sot mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim Kombëtar!

Pikërisht para 36 vjetësh veprimtari militant i çështjes kombëtare, Ismet Krasniqi ra dëshmor tek Xhamia e Llapit në Prishtinë, në demonstratat më të përgjakshme por të vlerësuara edhe më rezistueset përballë aparatit shtetëror policoro-ushtarak të Serbisë okupatore.

Ismeti një kryengritës militant për bashkimin kombëtar, që nga mosha e re 19 veçare do të ndiqet e përndiqet nga UDB-a, për t’u arrestuar dhe dënuar me burg edhe sa ishte në “APJ”, ku maltretohet në format më brutale.

Po ashtu përcjellja nga UDB-a dhe sistemi okupues vazhdoi kudo që gjendej dhe vepronte, edhe me arrestim dhe burgosje, si dhe me suspendimin nga puna, për të vazhduar me përndjekje deri në rënien e tij për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Ismet S. Krasniqi lindi më 16 nëntor 1959 në Grashticë të Prishtinës dhe bie dëshmor më 27 mars 1989.

Në vitin e kaluar Komuna e Prishtinës, në konsultim dhe bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega Prishtinë, si dhe me familjen, është inauguruar monumenti/lapidari në vendin e rënies së dëshmorit Ismet Krasniqi.

Do potencuar se në Prishtinë dhe vende tjera në Kosovë, më 27 dhe 28 mars 1989 ranë dëshmorë rreth 30 të rinj shqiptarë dhe janë plagosur afro 200 të tjerë, ndërsa vetëm në lagjen ish-Vranjevci, tani Kodra e Trimave në Prishtinë, ranë Ismet Krasniqi, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca, Vetim Shala dhe Mustafë Veselaj.

Rezistenca shqiptare në Kosovë kundër okupatorit serb vazhdoi dhe kulmoi deri në luftën çlirimtare të UÇK së kryekomandantit legjendar Adem Jashari.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, gjaku i të cilëve duhet të na bashkojë, në mënyrë që ta gjejmë rrugën më të denjë për ribashkimin kombëtar në Shqipëri Etnike.

Amaneti i dëshmorëve mbetet deri në sendërtimin në vepër për bashkim kombëtar.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X