TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

by Tëvë1
3 javë ago
0
A A
Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tomorr Alizoti, ka komentuar përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke vlerësuar se kriza politike në vend lidhet kryesisht me mënyrën se si po ushtrohet pushteti nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Alizoti ka thënë se protestat kanë marrë karakter më të gjerë sesa një mobilizim i zakonshëm opozitar, duke pretenduar se në to po shprehet pakënaqësia e qytetarëve ndaj gjendjes politike dhe institucionale në Shqipëri.

I pyetur për kërkesat e disa protestuesve që si Edi Rama, ashtu edhe Sali Berisha të përfundojnë në burg, si dhe nëse edhe kreu i opozitës duhet të japë dorëheqje, Alizoti ka theksuar se përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e krizës i takon atij që ushtron pushtetin.

“Unë mendoj që thelbi i krizës është pushteti dhe nuk mund t’i kërkosh opozitës, me gjithë mëkatet dhe gjynahet që ka, që ta marrë përgjegjësinë kryesore. Lehtësimi i krizës fillon duke pranuar që i pari i vendit, i cili e ka çuar vendin në kriza të mëdha, duhet të japë dorëheqje”, ka deklaruar Alizoti.

Ai ka paralajmëruar se zemërimi i qytetarëve mund të përshkallëzohet më tej nëse nuk gjendet një zgjidhje politike, duke e cilësuar situatën si një përplasje që, sipas tij, mund të prodhojë pasoja të rënda.

Duke komentuar mungesën e reagimit të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në këtë situatë, deputeti demokrat ka thënë se ai mund të jetë duke ndjekur një taktikë politike, duke ua lënë komunikimin përfaqësuesve të tjerë.

“Rama e ka ndërtuar pushtetin në mënyrë staliniste, që ai pa pushtet nuk ekziston dot. Edhe Rama ka për ta çuar në degradim të madh këtë situatë. Shpresoj të mos ndodhë kjo, mirëpo Rama e ka pushtetin jetik”, është shprehur ai.

Sipas Alizotit, vendosmëria e qytetarëve që po protestojnë në Tiranë dëshmon pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe gjendjes së institucioneve.

Në vijim të intervistës, Alizoti ka shprehur kritika të ashpra ndaj funksionimit të institucioneve shqiptare, duke pretenduar se vendi ka pësuar degradim politik dhe institucional.

Ai ka theksuar se protestat, sipas vlerësimit të tij, nuk përfaqësojnë vetëm një lëvizje të opozitës institucionale, por edhe pakënaqësinë e qytetarëve që ndihen të zhgënjyer nga zhvillimet në vend.

“Shqipëria, një vend kaq i bukur, ka shkuar në një degradim total. Kjo nuk është lëvizje e opozitarëve institucionalë, është e njerëzve të thjeshtë”, ka deklaruar Alizoti.

Deputeti i PD-së ka kritikuar gjithashtu përbërjen dhe funksionimin e institucioneve shtetërore, duke pretenduar se ato janë kapur nga interesa të caktuara politike dhe ekonomike.

“Shqipëria sot nuk ka më shtet, ka vetëm banda dhe oligarkë e lobime ndërkombëtare”, ka thënë Alizoti.

Deklaratat e deputetit demokrat vijnë në një kohë të tensioneve politike dhe protestave në Tiranë, ndërsa ai ka kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit, duke e konsideruar dorëheqjen e kryeministrit si një hap për zbutjen e krizës.

Tags: depueti i pd-seKendi i debatitProtestaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, viziton familjen e Arlinda Zekajt

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, viziton familjen e Arlinda Zekajt

Paca konfirmon aksionin e Prokurorisë Speciale: Në mesin e pesë të arrestuarve edhe dy të huaj

Paca konfirmon aksionin e Prokurorisë Speciale: Në mesin e pesë të arrestuarve edhe dy të huaj

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

Drita e Prishtina po barazojnë pas pjesës së parë

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Trump për rezultatet e zgjedhjeve: Irani ishte një nga faktorët që ndikoi në to

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën, evidenton ngecje në sundimin e ligjit dhe sfida në zhvillimin ekonomik

Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

Barcelona mbetet një muaj pa Rodrin

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën