TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aliu: 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve nëpër komuna

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Aliu: 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve nëpër komuna

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, beson se 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve kapitale në këtë komunë, por edhe në komunat e tjera, pasi më në fund janë tejkaluar disa pengesa, si hyrja në fuqi e Ligjit për Punët Publike dhe funksionalizimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ai ka thënë se për një kohë të gjatë janë penalizuar si komuna, sa i përket investimeve kapitale, si shkak i mungesës së Bordit të OShP-së, mungesës së ligjit dhe shtrenjtimit të çmimeve.

“Projektet janë të shumta por kryesisht janë projekte që ne jemi duke vazhduar transformimin urban të qytetit të Ferizajt, të zonës qendër, e sigurisht se disa prej këtyre sfidave janë tejkaluar sepse ju i dini që kemi pasur telashe me kontratat respektivisht me kontratat e vjetra derisa nuk është futur në fuqi Ligji për Punët Publike. Pengesë ka paraqitur një kohë edhe mosfunksionaliteti i Organit Shqyrtues i Prokurimit. Por tashmë janë të zgjidhura këto çështje dhe unë po besoj se viti 2023 do të jetë vit i realizimit të projekteve sipas planifikimeve dhe parashikimeve që ne i kemi bërë si komunë e Ferizajt”, ka thënë Aliu për EO.

Aliu ka thënë se bashkëpunimi me nivelin qendror është i mirë. Ai ka përmendur tre faktorë që ndikuan në rënien e investimeve kapitale.

“Kemi bashkëpunim dhe vizita e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, është në fakt që dëshmon se ne kemi bashkëpunim. Sigurisht se ka ende për t’u shtuar sasia e komunikimit dhe cilësia e komunikimit por edhe bashkërendimi i punëve dhe projekteve dhe unë po besoj që në të ardhmen vetëm sa do të intensifikohen këto takime dhe këto zhvillime që kanë të bëjnë me raportet mes të nivelit lokal edhe qendror”, ka thënë ai.

“Arsyet që ka pas rënie të investimeve kapitale ka qenë mungesa e OSHP-së, ngritja e çmimeve edhe mosfutja në fuqi e Ligjit për Punët Publike. Tashmë këto çështje janë të zgjidhura dhe viti 2023, unë po besoj që do të jetë vit i investimeve publike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës apo në të gjitha agjencitë buxhetore që kanë të bëjnë më investimet kapitale”, u shpreh Aliu. /EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projekt i ri në Prishtina Mall – Prishtina Hospital pritet të hapet në vitin 2027

Projekt i ri në Prishtina Mall – Prishtina Hospital pritet të hapet në vitin 2027

Puntorët e NPB-së sërish në protestë- Thirrje Supremes për përshpjetim të lëndës

Puntorët e NPB-së sërish në protestë- Thirrje Supremes për përshpjetim të lëndës

Ligji i ri për automjet, pritet largimi i kufizimit i cili pamundëson importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Ligji i ri për automjet, pritet largimi i kufizimit i cili pamundëson importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Maqedonci takohet me kongresistin amerikan Jim Himes, diskuton për bashkëpunimin në mbrojtje

Ambasada njofton për vizitën e senatorëve, publikon fotografi nga takimi me Kurtin

Ambasada njofton për vizitën e senatorëve, publikon fotografi nga takimi me Kurtin

Hapet edicioni i 12-të i Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj

Hapet edicioni i 12-të i Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj

Shiroka-Pula dekoron senatoren Shaheen, kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Shiroka-Pula dekoron senatoren Shaheen, kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën