TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

by teve1
3 javë ago
1
A A
Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Njohësi i çështjeve politike, Artan Alijaj, ka deklaruar se familja Jashari është keqpërdorur vazhdimisht nga partitë politike sa herë që ato janë përballur me bllokada të shkaktuara nga vetë ato.

Sipas tij, përmendja e familjes Jashari ndodh kryesisht në situata krize politike, ndërsa në momentet kur partitë kanë pasur numrat e nevojshëm për të zgjedhur presidentin e dëshiruar, emri i kësaj familjeje nuk është përmendur.

“Nuk është hera e parë që në momentet kur arrihet në një bllokadë nga partitë politike, atëherë kërkohet shpëtimi te Familja Jashari. Në asnjë moment kur partitë politike kanë pasur koalicion dhe i kanë pasur numrat e mjaftueshëm, nuk e kanë përmendur familjen Jashari dhe kanë zgjedhur presidentët që i kanë dashur. Në momentet kur kanë ardhur në bllokada që i kanë shkaktuar vetë për mungesë të kulturës dhe debatit politik, e kanë përdorur familjen Jashari si një mënyrë për të dalë nga kriza, dhe e njëjta po ndodh edhe tani”, ka thënë Alijaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai është shprehur i kënaqur me reagimet e Murat dhe Rifat Jasharit, të cilët kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për postin e presidentit të vendit.

Sipas Alijajt, reagimi i tyre përbën një mesazh të qartë për partitë politike.

“Jam shumë i lumtur që është bërë një reagim sot, pasi që për një kohë të gjatë partitë politike kishin filluar ta përmendnin familjen Jashari, duke filluar nga LDK, PDK dhe së fundmi edhe Lëvizja Vetëvendosje. Më vjen mirë që u dha njëfarë leksioni partive politike se, pikësëpari, familja Jashari është e shenjtë për çdo shqiptar kudo që është dhe është mbi çdo parti politike dhe çdo proces politik artificial të ngritur nga partitë politike”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për president të vendit, pasi ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha të mërkurën se, nëse do të vinte një emër për president nga kjo familje, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, tha se nuk ka interesim apo qëllim për t’u bërë president i Kosovës, dhe se “ua kam bërë të qartë partive politike se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”.

Ndërkaq, më vonë, edhe Bekim Jashari, ish-kryetari komunës së Skenderajt, në një përgjigje për teve1.info tha se ai mban qëndrimin e djalit të xhaxhait, duke shtuar “nuk kam çka t’i shtoj kësaj, asnjë pikë apo presje”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën