TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj një turku, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës mbi 100 personave

nga tëvë1
10 muaj më parë
0
A A

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për Falsifikim të dokumentit zyrtar dhe Hyrje të paautorizuar kompjuterike ndaj të pandehurit M.Ş., turk me shtetësi të Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë ai gjendet në paraburgim nga data 05.03.2024, për shkak të dyshimit se në vazhdimësi ka kryer këto vepra penale.

Derisa ka qenë i punësuar si zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Mamushës ai dyshohet se u ka mundësuar jashtëligjshëm të marrin shtetësinë e Kosovës 124 personave.

“Sipas aktakuzës, nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, i pandehuri M.Ş., – në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore, i njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhynë në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 (njëqind e njëzet e katër) personave, të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, në datat e lartëcekura, i pandehuri M.Ş., pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete dhe për personat tjerë, si dhe me qëllim që t’i shkaktoj dëm personit tjetër – Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit – zyrtarit N.M., të cilit fillimisht arrin t’ia siguroj fjalëkalimin privat dhe më pas ia përdorë userin, nga ku regjistron të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe më pas në periudha të ndryshme kohore, i regjistron në sistem 113 (njëqind e trembëdhjetë) persona, të cilët pa qenë fare në librat amë të lindjes, dhe pa pasur fare dosje të verifikimeve, i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të të pandehurit përmes hyrjes pa autorizim në sistemin kompjuterik të tjetrit, ua mundëson personave të lartcekur pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, thuhet se i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Po ashtu prokurori, thuhet se ka propozuar që përveç dënimit kryesor të pandehurit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe të bëhet anulimi i veprimeve juridike të kundërligjshme, në drejtim të 124 personave, të cilët janë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme dhe të obligoj ARC-në që t’i shpallë të pavlefshme dokumentet e tyre të nxjerra në emër të Republikës së Kosovës, duke përfshirë po pa u kufizuar në: certifikata, letërnjoftime dhe pasaporta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

​PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë: Po mbrojmë kushtetutshmërinë

Avokati i Popullit për rastin e vdekjes së të 27-vjeçarit: Institucionet po reagojnë vetëm pas pasojave

Avokati i Popullit për rastin e vdekjes së të 27-vjeçarit: Institucionet po reagojnë vetëm pas pasojave

Çfarë po ndodhë në seancën gjyqësore ndaj 5 policëve të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan?

Çfarë po ndodhë në seancën gjyqësore ndaj 5 policëve të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan?

PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla pas vdekjes së Agon Zejnullahut

PDK kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Kosova pëson nga Azerbajxhani

Kosova pëson nga Azerbajxhani

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

​PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë: Po mbrojmë kushtetutshmërinë

774 fëmijë refugjatë të pashoqëruar u zhdukën në Belgjikë në vitin 2024

774 fëmijë refugjatë të pashoqëruar u zhdukën në Belgjikë në vitin 2024

Vedat Muriqi vazhdon me Mallorcën deri në vitin 2029

Vedat Muriqi vazhdon me Mallorcën deri në vitin 2029

Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian

Aston Villa interesohet për Zhegrovën

Avokati i Popullit për rastin e vdekjes së të 27-vjeçarit: Institucionet po reagojnë vetëm pas pasojave

Avokati i Popullit për rastin e vdekjes së të 27-vjeçarit: Institucionet po reagojnë vetëm pas pasojave

Çfarë po ndodhë në seancën gjyqësore ndaj 5 policëve të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan?

Çfarë po ndodhë në seancën gjyqësore ndaj 5 policëve të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X