TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuza ndaj 26 policëve, Hoxha: Spektakël arrestimi, zgjatja e afatit e dëmtoi imazhin e Policisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Aktakuza ndaj 26 policëve, Hoxha: Spektakël arrestimi, zgjatja e afatit e dëmtoi imazhin e Policisë

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, e konsideron spektakël arrestimin e policëve që është bërë para dy viteve në pikën kufitare në Vërmicë e ndërkohë e cilëson të stërzgjatur afatin për aktakuzë.

Sipas tij, stërzgjatja e afatit më shumë e ka dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës, sesa e vërteta që do të vërtetohet para drejtësisë.

“Një afat kaq i gjatë për t’u ngritur aktakuza duke pasur parasysh edhe specifikën e një organizate, e cila gëzon reputacionin më të mirë nga organizatat në Ballkan –  veprimet e fundit të Speciales në veri, pra – mbajtën këtë nam të Policisë. Pra, nuk ka nevojë, nuk po i arsyeton askush veprimet korruptive të asnjë zyrtari policor apo zyrtari të shtetit. Nuk ka nevojë me zyrtarë policorë të bëhen spektakle, duke filluar nga arrestimi i tyre përmes kamerave, përmes futjes në gjykatë, prokurori, tejzgjatjes dy vjeçare dhe tashmë temë kombëtare. Me të vërtetë, dëmi është më i madh sesa akuza me të cilën mund të qëndrojnë apo nuk qëndrojnë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Hoxha bëri vërejtje publike duke thënë se 26 zyrtarët policorë që dyshohen për keqpërdorim të detyrës është dashur që të ftohen për intervistim, pasi që sipas tij nuk ka mundësi që ata të largohen jashtë shtetit.

“Është dashur që në afat rekord fillimisht të ftoheshin ata zyrtarë policorë dhe kjo është një vërejtje publike që punonjësit e policisë, punonjësit e shtetit duhet të ftohen ata nuk ka mundësi që të largohen. Unë mendoj që spektakël ka qenë që nga arrestimi në pikat kufitare me kamera dhe stërzgjatja e afatit më shumë e ka dëmtuar imazhin e Policisë në tërësi sesa e mira që do të vihet para drejtësisë nëse vërtetohen aktakuzat ”, deklaroi ai.

Prokuroria Speciale sot ka ngritur aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë për veprën penale “Marrja e ryshfetit”./teve1.info/

Tags: aktakuza ndaj policëveValdet Hoxha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu uron nisjen e vitit të ri shkollor: Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

PDK e Aleanca në Kuvend, Hoxhaj: Prej 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë se sot

PDK e Aleanca në Kuvend, Hoxhaj: Prej 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë se sot

Fillon protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Fillon protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Craiova me ofertë zyrtare për Korenicën

Craiova me ofertë zyrtare për Korenicën

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica kërkon largimin nga Beshiktashi

Xhaka në formacionin e javës në Premier League

Xhaka në formacionin e javës në Premier League

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Haxhiu uron nisjen e vitit të ri shkollor: Shkolla duhet të jetë vend i dijes, i sigurisë dhe i mundësive

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor: Suksese, dije dhe arritje për të gjithë

PDK e Aleanca në Kuvend, Hoxhaj: Prej 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë se sot

PDK e Aleanca në Kuvend, Hoxhaj: Prej 1999 nuk ka pasur një gjendje më të rëndë se sot

Fillon protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Fillon protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën