TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksion kundër narkotikëve në Komoran, sekuestrohet marihuanë – dy persona arrestohen

by Tëvë1
3 javë ago
3
A A
Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Komoran, ku janë sekuestruar mbi 400 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, para të gatshme dhe pajisje të tjera.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të premten kur njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë ka ndaluar një veturë me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dy personave që ndodheshin në veturë, policia ka gjetur një cigare të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë prej 0.71 gramësh. Të dy personat janë liruar.

Operacioni ka vazhduar me bastisjen e dy shtëpive të personave të tjerë të dyshuar, bazuar në urdhëresën e gjykatës.

Në shtëpinë e njërit prej tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar 414.5 gramë marihuanë, 15 euro, dy telefona, një kamerë për monitorimin e hyrjes së shtëpisë, një peshore të vogël, një mulli për bluarjen e substancave (grinder) dhe një kartelë memorieje.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit tjetër nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit, si dhe një person i mitur. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të miturit është iniciuar rasti për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale”.

Pas intervistimit, i mituri është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Fsh. Komoran, Gllogoc 09.10.2026 – 20:20. Njësia e DHTN-së Prishtinë gjatë një pune operative në teren ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit tek dy te dyshuar meshkuj kosovarë, kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbushur me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.71 gram, të dyshuarit janë liruar. Në vazhdimësi të operacionit është kryer realizimi i urdhëresës të lëshuar nga gjykata për bastisjen e dy shtëpive të dy të dyshuarve tjerë meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: 414.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 15 euro, dy telefona, një kamerë për monitorimin e hyrjes së shtëpisë, një peshore e vogël, një grinder dhe një kartelë memorie, ndërsa tek i dyshuari tjetër nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në lidhje me rastin dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë si dhe një  i mitur. Me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të miturit është iniciuar rasti “Moslajmërim i veprave penale” dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1/info/

Tags: ArrestimekomoranMarihuaneOperacionPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën