TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ahmeti e quan të çuditshëm e të padrejtë vendimin e Kushtetueses për Manastirin

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Ahmeti e quan të çuditshëm e të padrejtë vendimin e Kushtetueses për Manastirin

Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti duke komentuar dhënien e 24 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit, e ka cilësuar si një vendim të çuditshëm dhe të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se kjo qeveri duke e pasur sundimin e ligjit si orientim kryesor në shumë rrafshe, ka marr vendimin e dhimbshëm, për zbatimin e këtij vendimi të Kushtetueses.

“Ne kemi treguar tashmë se sundimi i ligjit është orientimi ynë kryesor në shumë rrafshe, madje veçanërisht me vendimin e dhimbshëm për zbatimin e një vendimi të çuditshëm e të padrejtët Gjykatës Kushtetuese siç ishte rasti i fundit që e bëmë”, ka theksuar ai në emisionin “Info Nata”, në Tëvë 1.

Më tej, duke treguar hap pas hapi procesin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Ahmeti ka thënë se raporti i gjyqtarëve eminentë ishte jashtëzakonisht pozitiv, ku thuhej se Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare.

Por, Ahmeti tregon se krejt në fund, ndër rekomandimet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si çështje e cila do zgjidhje të menjëhershme dhe e rëndësisë së madhe ishte zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetueses, lidhur me Manastirin e Deçanit.

“Për gjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pas votimit të suksesshëm me 24 prill, vazhdoi procesi, duke emëruar Asambleja Parlamentare raportuesit siç parashihet me statutin e Këshillit të Evropës dhe rregulloret përkatëse dhe raporti i parë ishte nga juristët eminentë që janë gjyqtarë të suksesshëm që nuk kanë backgraund politik, të cilët erdhën në vizitë faktmbledhëse në Kosovë në shtator të vitit që shkoi dhe në fund të muajit nëntor, deklasifikuan raportin e tyre mbi Kosovën i cili ishte jashtëzakonisht pozitiv sepse pyetja themelore që duhej tu përgjigjeshin raportuesit, që i interesonte Këshillit të Evropës ishte se a i plotëson Kosova standardet, dhe përgjigja ishte e qartë se i plotëson madje në disa raste i tejkalon standardet ndërkombëtare. Pas kësaj përbrenda këtij raporti të përfunduar që nuk ndryshon ishin një varg rekomandimesh. Ishte një çështje e vetme e cila ishte paraqitur nga juristët eminentë si çështje e cila do zgjidhje të menjëhershme dhe e rëndësisë së madhe dhe kjo ishte zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetueses lidhur me Manastirin e Deçanit”, ka sqaruar ai. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur

Berisha: Sot ndodhi ajo që u angazhuan ata që s’e kanë dashur Kosovën shtet të pavarur

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Protestat në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën