TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agim Ademi për “Blick”: “Kosova nuk i ka marrë askujt me zor, Avdullahu vendosi me zemër”

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Agim Ademi për “Blick”: “Kosova nuk i ka marrë askujt me zor, Avdullahu vendosi me zemër”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë një intervistë për median zvicerane “Blick”, ku ka folur për marrëdhëniet mes futbollit kosovar dhe atij zviceran, si dhe për zgjedhjen e mesfushorit të ri Leon Avdullahu, i cili vendosi të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Kosova dhe Zvicra janë miq, në futboll vendos loja”

I pyetur nëse Zvicra duhet të ketë frikë nga Kosova, Ademi u shpreh:

“Zvicra nuk ka pse të frikësohet, as nga unë e as nga futbolli kosovar. Ne jemi miq të mirë, dhe nga miqtë nuk ka arsye të kesh frikë. Marrëdhëniet tona me Zvicrën janë shumë të mira. Por në fund, në futboll vendos kush fiton në fushë – dhe ne të premten do të synojmë fitoren.”

Zgjedhja e Avdullahut – një vendim i zemrës

Lidhur me kalimin e Leon Avdullahut nga përfaqësuesja zvicerane te Kosova, Ademi theksoi:

“Leon ka vendosur me zemër. Ai është edhe shumë i mençur dhe e pa projektin tonë si diçka që i përshtatet. Por mbi të gjitha, ai e ka ndjerë Kosovën si shtëpinë e tij. Bisedimet me të dhe me familjen kanë zgjatur më shumë se një vit, por vendimi final ka qenë vetëm i tij. Prindërit nuk kanë ushtruar presion, e kanë lënë të lirë.”

“Asnjë faji ndaj Zvicrës, përkundrazi falënderim”

Ademi u pyet nëse ndihet keq për faktin që Zvicra investon në formimin e këtyre lojtarëve, e më pas ata zgjedhin Kosovën:

“Ne do të jemi gjithmonë falënderues ndaj Zvicrës, sepse na ka pranuar si komunitet dhe ka ndihmuar shqiptarët në shumë drejtime. Futbollistët shqiptarë e kanë ngritur futbollin zviceran në një nivel tjetër, që nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Në Superligën zvicerane shpesh luajnë pesë apo gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare, dhe edhe në akademi ka një numër të madh. Ata zhvillohen aty, dhe ne gëzohemi kur më pas ndihmojnë edhe Kosovën.”

Projekti i ri i Kosovës – Avdullahu si lider i brezit të ri

Kryetari i FFK-së tha se Kosova ka nisur një projekt afatgjatë me futbollistë të rinj:

“Ne kemi grumbulluar shumë lojtarë të rinj nga 17 deri në 20 vjeç, që do të jenë shtylla e ekipit për dhjetë vitet e ardhshme. Synimi ynë është pjesëmarrja në Kampionatin Evropian. Leonin e shohim si lider të këtij brezi, madje mund të bëhet ‘Granit Xhaka i Kosovës’. Natyrisht, është ende i ri dhe nuk duam t’i vendosim shumë presion, por besojmë se do të zhvillohet shumë.”

Marrëdhëniet me Federatën e Zvicrës – pa konflikte

Ademi bëri të ditur se mes federatave nuk ka mosmarrëveshje:

“Ne nuk u ankuam kur Andi Zeqiri apo Uran Bislimi zgjodhën Zvicrën, edhe pse më parë ishin te Kosova. Vendimet e lojtarëve duhen respektuar. Edhe kur Xhaka e Shaqiri zgjodhën Zvicrën, ne i mbështetëm dhe jemi bërë tifozë të kombëtares zvicerane. E njëjta gjë vlen edhe sot.”

Lojtarë të rinj nga diaspora

Në fund, kreu i FFK-së konfirmoi se Kosova do të vazhdojë të mbështetet te lojtarët me origjinë kosovare që jetojnë në vende të ndryshme:

“Sigurisht që diaspora në Zvicër është e madhe, prandaj duket sikur fokusohemi vetëm aty. Por kemi lojtarë edhe nga Gjermania, Franca apo Skandinavia. Dyert e Kosovës janë të hapura për të gjithë. Çdo lojtar ka mundësinë të na provojë, para se të marrë vendimin final.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën