TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku tregon se “Rruga e Re” përmban mbi 30 kapituj dhe ka alternativa për çdo sektor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abdixhiku tregon se “Rruga e Re” përmban mbi 30 kapituj dhe ka alternativa për çdo sektor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se po punohet në nismën “Rruga e Re”, e që sipas tij, do jetë alternativë për zhvillim në çdo sektor.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se tanimë është koha për ide e projekte konkrete.

“Cinizmin e cinikët, në thatësinë e mendimeve, do t’i lëmë në një anë. S’kemi kohë të humbasim. Është koha të flasim për ide e projekte konkrete. Është koha të bëjmë kapërcimin e madh dhe në politikë dhe në diskutime publike jashtë saj. Urrejtja e populizmit s’dallon fundja nga cinizmi. Të dyja janë boshe – e kjo shoqëri mundet më shumë se kaq. Mbi të gjitha, ky program me mbi 30 kapituj, do të ofrojë alternativat tona për zhvillim në çdo sektor. Si program zhvillimor, puro zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim. Për këtë jemi entuziastë të gjithë”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

Njëherit, Abdixhiku ka shtuar se Rruga e Re është e mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë.

“Gjatë dy ditëve të fundit qëndruam bashkë me bartësit e ekipeve programore për të finalizuar rrugëtimin e ri që i duhet vendit tonë. ‘Rruga e re’ shtron hapur vizionin tonë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë tash e sa kohë; projekton rikthimin në fundamentet shtetare të Republikës – ato të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit”, është shprehur ai tutje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cana: Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, Serbia nuk po mëson nga e kaluara

Cana: Fotografia e kësaj vajze më trishton thellësisht, Serbia nuk po mëson nga e kaluara

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Associated Press: Mijëra serbë i bëjnë homazhe kriminelit Mladiq, Serbia sfidon paralajmërimet e BE-së

Krasniqi: Vetëm kur Vetëvendosje ka gatishmëri krijohen institucionet, LDK u tregua naive

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Çollakut për partitë politike: Kontribuoni për Kosovën duke qëndruar në sallë kur të votohet presidenti

Çollakut për partitë politike: Kontribuoni për Kosovën duke qëndruar në sallë kur të votohet presidenti

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën