TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: “Pushteti i shpresës” ka dhënë 781 tenderë në vlerë 209 milionë euro pa procedura

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se plot 781 tenderë në vlerë prej 209 milionë euro janë dhënë me negocim të drejtpërdrejtë, nga siç e quajti ai “Pushteti i Shpresës”.

Abdixhiku theksoi se këta tenderë janë dhënë pa konkurrencë e procedura por vetëm me muhabet të drejtpërdrejtë.

“Plot 781 tenderë, në vlerë prej 209 milion eurove, janë dhënë nga “Pushteti i Shpresës” me negocim të drejtpërdrejtë! Pa procedura, pa konkurrencë, me muhabet të drejtpërdrejtë! Pra, e thërrasin një biznes që e zgjedhin vet, dhe i japin tender! Kaq thjeshtë! Nuk ka garë, nuk ka çmim të lirë, ka marrëveshje një me një! Kështu janë ndarë plot 209 milion euro; 781 herë! 30 milion vitin e parë; 70 milion në të dytin, 109 në të tretin. Sa më gjatë në pushtet, aq më i mësuar zanati! Në KEK, 13 tenderë me negocim të drejtpërdrejtë, i janë dhënë një biznesi të njëjtë. 13 herë, pa procedurë, pa konkurrencë, me zgjedhje të drejtpërdrejtë 6 milion euro biznesit të njëjtë. Jo një herë, jo dy herë, jo tre herë por plot 13 herë! Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shërbime të IT-së, 15 milion euro me negocim, pa procedurë e pa konkurrencë, i janë dhënë një biznesi me një tender. Plot 15 milion euro me muhabet të drejtpërdrejtë; në një fushë me dhjetra biznese me shërbim të njëjtë”, tha Abdixhiku.

Më tej ai tha se qeverisja aktuale po i ikë debatit edhe në Kuvend duke iu referuar seancës që dje Vetëvendosje e lëshoi.

I pari i LDK-së tha se kontratat njëburimore do t’i trajtojnë në ditët në vijim në Kuvend dhe jashtë tij.

“Debatit në Kuvend i ikën; lëshuan sallë, por të vërtesës nuk kanë nga t’i ikin! Këto, dhe kontratat tjera njëburimore, do t’i trajtojmë ditët në vijim. Në Kuvend dhe jashtë tij; le të kuptojmë se si prapa perdes së popullizmit dhe arrogancës së të paprekurit fshihet një tenderomani selektive dhe sistematike si asnjëherë më parë”, tha tutje Abdixhiku./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

Spahiu: Nëse Thaçi do të kthehej nga Haga, gjysma e VV-së do të votonin për PDK-në

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën