TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Konstituimi i Kuvendit nuk duhet të vonohet, LDK nuk pranon taktika negociuese

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Abdixhiku: Konstituimi i Kuvendit nuk duhet të vonohet, LDK nuk pranon taktika negociuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sa më parë, duke theksuar se nuk ekziston asnjë arsye për shtyrjen e procesit.

Para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku deklaroi se prioritet mbetet përmbushja e obligimeve kushtetuese dhe përfundimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton kërkesa e LDK-së, Abdixhiku u përgjigj shkurt se ajo lidhet me konstituimin e Kuvendit.

“…për konstituimin e Kuvendit”.

Kreu i LDK-së tha se seanca konstituive duhet të mbahet pa shtyrje dhe se Kuvendi duhet të përmbushë obligimet e tij institucionale, duke zgjedhur kryetarin dhe Kryesinë.

“Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai.

Abdixhiku theksoi se përgjegjësia për ecurinë e procesit i takon edhe partisë së parë, duke paralajmëruar se LDK nuk do të bëhet pjesë e asnjë taktike negociuese që do të ndikonte në vonimin e konstituimit të institucioneve.

“Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Në përfundim, Abdixhiku bëri të ditur se pas përfundimit të takimit me Kurtin do të dalë sërish para mediave për të bërë të ditura detajet e diskutimeve.

“Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Tags: AbdixhikukurtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajnat futen nga dritarja e shtëpisë dhe vjedhin stoli ari e para në Prishtinë

Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Për të pestën ditë radhazi protestohet për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit

Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit

Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti, Komuna e Podujevës organizon ceremoni përkujtimore

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën