TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A priten pritore të reja të autobusëve në kryeqytet?

Në qytetin e Prishtinës kohët e fundit janë vendosur disa pritore të reja. Por ka ende mungesë të tyre nëpër stacione të ndryshme. Mos prezencën e tyre qytetarët e shohin si problem të madh. Sidomos të moshuarit po e pësojnë më së shumti në këtë situatë.

nga Fëllënza Krasniqi
5 muaj më parë
2 1
A A

Avdullah Beqiri është udhëtar që pret autobusin në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Ky i moshuar çdo ditë udhëton më autobus në relacione të ndryshme të kryeqytetit.

Reklamë

Por, deri të vijë autobusi ai pret në këmbë, në mungesë të një pritoreje.

“Jashtëzakonisht është mungesë e madhe edhe është për tu çuditur pse nuk është këtu një pushimore, është e çuditshme”, thotë ai.

Beqiri ka edhe një kërkesë drejtuar Komunës.

“Kishim me kërkuar prej kryetarit edhe Komunës gjithqysh këtu me qenë një, bile edhe e madhe se jo veç pak a shumë”, thotë ai.

Edhe një pensionist tjetër ka të njëjtin hall sikurse Beqiri.

“Nuk jemi të kënaqur me këto pushimore që do i kanë bërë mirë e disa ende. Po na bien neve pensionisteve në këmbë për shembull 5 minuta po 10 po na po lodhemi shpejtë. Veç edhe këto pushimore, me kanë me i vendos edhe në disa vende  që nuk ka aty në  lagjen Kodra e Trimave andej nuk ka pushimore veç në këmbë duhet me prit. Nejse tani nuk është edhe problem por dimrit për shembull është më problem”, thotë Xhelil Rama.

Se pritore kishte këtu kohë më parë e tregon Nazmi Avdullahu.

“Vështirë boll na të moshuar, për çdo ditë ankohen se këtu ka qenë vendi e kanë heq. Nuk e di pse, nuk kushton ajo aq diçka mos me bo atë punë. Shumë se jo pak, je i lodhur i ke marrë harxh në dorë duhet me mbajt qetu, edhe këta autobusë nuk po vijnë me kohë”, thotë ai.

Por për qytetarin Bedri Gashi, mungesa e ulëseve nuk duket se është fort problem.

“Në këmbë s’kemi çka me bo kur nuk ka ulëse duhet me qëndrua në këmbë, nuk na bien me prit shumë. Trafiku është rregull boll por pse jemi plakë ne jemi moshu, duhet me qëndrua në këmbë kapak duhet. Me kanë me i bo ulëset është aq më mirë sidomos për të moshuarit që ka mundësi, që nuk ka mundësi rrijmë edhe në këmbë”, thotë Gashi.

Megjithatë, opozita në kryeqytet po e sheh si problem të madh mungesën e pritoreve.

“Paraqet një problem sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit për shkak të reshurave të borës edhe të shiut. Paraqet problem për qytetarët, banorët ata që i presin autobusët e shto faktin që nganjëherë vonohen autobusët në masë goxha të madhe deri në gjysmë orë. E qytetarët me qëndru me një pjesë pa pritore të autobusëve paraqet problem. Kështu që Komuna e Prishtinë, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike e ka për obligim vendosjen e pritoreve gjithë andej Prishtinës, sidomos në ato vende ku mungojnë siç është nëpër fshatra dhe në lagjen Kodra e Trimave edhe në lagje të ndryshme në kryeqytet”, thotë asamblisti i Vetëvendosjes, Besart Krasniqi.

E  Komuna e Prishtinës për gjithë këtë situatë ka një arsyetim.

“Në shumë segmente të qytetit është duku u punuar, në shumë segmente do të ketë punime dhe ka planifikime në të cilat këto pritore mund të vendosen vetëm pasi të kryhen punimet e planifikuar. Në rrugën si “Ilir Konushefci”, që i referohemi si Xhamia e Llapit, ka planifikim për punime, e do të ketë punime, do të hapet rruga e do të ndërtohet pritorja do të hapet shiriti i dedikuar për autobus e taksi”, thotë Luftar Braha, këshilltar për digjitalizim në Komunën e Prishtinës.

Deri më tani janë vendosur 43 pritore të Tipit A, 6 të Tipit B, 25 të Tipic C.

E në proces e sipër janë 10 të tipit A dhe 6 të tipit B.

Tipi A dhe B dallojnë vetëm për nga madhësia, ndërsa tipi C është një shtyllë me një shenjë lajmëruese që është vendndalim për autobus.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Mehmeti: Në rrethanat aktuale, Kosovës i duhet një qeveri LVV – PDK

Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Një protestues tërhiqet zvarrë në Beograd, policia vetëm shikon

Një protestues tërhiqet zvarrë në Beograd, policia vetëm shikon

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Rrjedhe e madhe e ujit, disa zona në Prishtinë pa ujë

Rrjedhe e madhe e ujit, disa zona në Prishtinë pa ujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X