TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A po u dërgohen faturat e rrymës në zarfe qytetarëve?

Kohë më parë është bërë thirrje që faturat e energjisë elektrike që u dërgohen konsumatorëve të dërgohen në zarfe për shkak të ruajtjes së të dhënave. Mirëpo, qytetarët thonë se një gjë e tillë nuk po zbatohet. E nga KESCO kanë një arsye.

by Fëllënza Krasniqi
6 muaj ago
3 0
A A

Zarfe ka plotë.

Por thuajse në asnjërin nga ta nuk ka faturë të energjisë elektrike.

Ani pse kjo është e rregulluar me ligj.

Të pakënaqur me këtë janë qytetarët.

“Vijnë rregullisht, por vijnë në fatura të hapura. Po si Termokosi që i bjen të mbyllura në zarfe, edhe kjo për banesa që është edhe ata i bijnë të mbyllura, përndryshe tjetër kush jo. Krejt i sjellin  faturat veç i fusin aty në kuti postare. Qashtu pa kurfarrë, kush do mundet me i kontrolluar me i shiku, kojshia sa ka harxhu”, thotë qytetari Hilmi Rrahmani.

Se faturat e rrymës vijnë të hapura e thotë edhe ky qytetar.

“Unë nuk merrna me to merret djali dhe reja ata i kanë përsipër mundem ndoshta me thanë që u kanë ndonjëra në zarfe, por unë pa si kam. Por edhe tash me shku aty ku i lëmë në atë kutinë janë pa zarfe”, thotë Hakif Hamiti.

E Avdullah Ibishi, ka një hall tjetër.

“Faturat e rrymës vijnë me faturë të hapur ,edhe bile vijnë unë jetoj në Bardhosh, a më vjen në adresë në Prishtinë. Prej 2002 kam qenë nëpër Gjykata, s’po ma ndryshojnë as Gjykata as KEK-u, e unë në tjetër adresë nuk kam të drejtë as me paguar rrymën”, tha ai.

Për gjithë këtë situatë, nga KESCO kanë një arsyetim.

“Konsumatorët tonë janë të shpërndarë edhe shpesh herë edhe kushtet e kanë pamundësuar ndoshta që të respektojmë qind për qind kërkesën për t’i vendosur faturat në zarfe. Gjithsesi kemi pasur problem edhe në mungesat e kutive postare por jemi angazhuar dhe po mundohemi maksimalisht që anë e kënd Kosovës ta respektojmë këtë ligj”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse në KESCO.

Faturat e energjisë elektrike janë nën mbikëqyrje të ligjit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Mirëpo nga kjo Agjenci thonë se nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga qytetarët.

“Ne kemi pranuar gjithashtu informacion prej kontrolluesve prej kompanive qe veç se kanë filluar implementimin e këtij projekti. Në disa lagje vetëm kanë filluar të futën në zarfe faturat e konsumatorëve. E ne si agjencion nuk kemi pranuar ankesa nga qytetarët pasi që kemi shqiptuar gjoba”, tha Arbian Arifi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Për moszarfimin e faturave, kjo Agjenci kishte gjobitur vitin e kaluar dy kompani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Kurti takohet me Koordinatorin e ri për Zhvillim të OKB-së në Kosovë

Kurti takohet me Koordinatorin e ri për Zhvillim të OKB-së në Kosovë

Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi

Çeferini flet për Evropianin Shqipëri – Serbi, tregon qëndrimin e UEFA-s

Çeferini flet për Evropianin Shqipëri – Serbi, tregon qëndrimin e UEFA-s

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

Dyshohet se falsifikuan një dokument zyrtar, arrestohen tre persona

“Bomba” e afatit kalimtar: Al Nassr ofron 130 milionë euro për Phil Foden

“Bomba” e afatit kalimtar: Al Nassr ofron 130 milionë euro për Phil Foden

Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr, hidhet në ‘sulm’ për sensacionin anglez

Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr, hidhet në ‘sulm’ për sensacionin anglez

Juve refuzon ofertën e gjigantit londinez për yllin e ekipit

Juve refuzon ofertën e gjigantit londinez për yllin e ekipit

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Në Lipjan kryhen inspektime në zvogëlimin e rreziqeve kimike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën