TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A po manipulohet votuesi i Kosovës për zgjedhjet lokale?

Diplomatë, gazetarë dhe hulumtues kanë ngritur shqetësime serioze për përhapjen e lajmeve të rreme në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në një tryezë të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, u diskutua rreziku i manipulimit të votuesve, ku u theksua edhe ndikimi i zyrtarëve serbë nga jashtë, të cilët po përpiqen të orientojnë komunitetin serb drejt votimit të Listës Serbe.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
0 0
A A

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, të martën u mbajt një panel me temën “Dezinformimi dhe lajmet e rreme në fushatat zgjedhore – si të mbrohen votuesit dhe të ruhet procesi demokratik”.

Në diskutime mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili ngriti shqetësimin se vitet e fundit është shtuar ndjeshëm shpërndarja e lajmeve të rreme.

“Është e domosdoshme të zhvillojmë mendimin kritik, në mënyrë që të mos bëhemi pre e lajmeve të rreme. Kemi parë raste kur ato shpërndahen në mënyrë të organizuar, nga persona të specializuar në këtë fushë. Franca tashmë ka krijuar disa mekanizma për t’i përballuar”, deklaroi Guerot.

Për këtë fenomen u shpreh e shqetësuar edhe kryeredaktorja e portalit serb Kossev, Tatjana Lazareviq.

Ajo theksoi se propaganda politike, sidomos nga liderë që shmangin gazetarët, është shndërruar në problem serioz.

“Gazetaria globalisht është një profesion në rrezik. Sot sfida kryesore është propaganda, e cila nuk mund të luftohet lehtësisht nga mediet e vogla, ndërsa mungon edhe vullneti i gazetarëve. Për më tepër, politikanët prodhojnë vetë propagandë përmes faqeve të tyre, duke refuzuar ballafaqimin me mediet dhe publikun”, tha Lazareviq.

Ndërkohë, hulumtuesi nga platforma Hibrid.info, Festim Rizanaj, solli disa shembuj të ndikimit të jashtëm, ku përfaqësues të lartë politik nga Serbia kanë tentuar të orientojnë komunitetin serb në Kosovë për ta votuar Listën Serbe.

“Deri më tani është vërejtur se synohet orientimi i votës së komunitetit serb nga Serbia. Dy deklarata lidhen drejtpërdrejt me këtë çështje: Millosh Vuçeviq, kryetar i Partisë Progresive Serbe dhe këshilltar i presidentit Vuçiq, e cilësoi votimin e Listës Serbe si dëshmi të fuqisë legjitime të serbëve. Edhe Arno Gujon, drejtor i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore, u shpreh se Lista Serbe është garanci që zëri i serbëve do të dëgjohet”, tregoi Rizanaj.

Në fund, ambasadori Guerot përmendi edhe projektin Shared Horizon, i cili përfshin tërë Ballkanin Perëndimor dhe synon të forcojë gazetarinë e pavarur. Ky projekt sjell bashkë gazetarë që flasin shqip e serbisht, duke nxitur të mësuarit e gjuhës së njëri-tjetrit dhe duke ruajtur karakterin multietnik të rajonit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

​KQZ: Mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë për kredi të paautorizuar në emër të një gruaje

Gërvalla: Ulja e tarifave në drejtësi ka lehtësuar barrën financiare për qytetarët

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e NATO-s

Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e NATO-s

“100 euro – simbolikë”, Sindikatat të pakënaqura me shumën

“100 euro – simbolikë”, Sindikatat të pakënaqura me shumën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën