TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A PO E KËRKON SERBIA EDHE NJË MOMENT IDEAL SIKURSE AI I DIMRIT 1877?

nga tëvë1
3 Mars, 2022
0
A A
A PO E KËRKON SERBIA EDHE NJË MOMENT IDEAL  SIKURSE AI I DIMRIT 1877?

Përveç temës së nxehtë të Ukrainës, në botë dhe në BE po flitet edhe mundësia e përshkallëzimit të konflikteve në Kontinentin e Evropës, pra cili rajon është më i brishtë se Ballkani kur vie tek konfliktet që sponzorizohen nga Rusia!

Gjatë viteve, pas luftës së Kosovës 1999, jemi dëshmitarë të një armatosjeje të vazhdueshme të Serbisë nga Rusia dhe aleatët e saj, e kjo nuk është bërë sepse ekziston vetëm dashuria mes serbëve dhe rusëve, apo Putinit dhe Vuqiqit, kjo bëhet sepse si duket Serbia kërkon edhe një moment sikurse në dimrin e vitit 1877, kur sot e asaj dite e mbanë të okupuar Sanxhakun e Nishit dhe të shpopulluar nga shqiptarët. Ky moment nuk duket që është i përshtatshëm vetëm me invazionin rus në Ukrainë, Serbia kërkon momentin e tillë në rast të sulmit rus në ndonjë vend të NATO-s dhe mos-reagim të aleancës së udhëhequr nga SHBA-të, sepse ende i ka plagët e bombardimeve të muajit mars-qershor 1999.

Pse të gjitha këto nuk mund të jenë vetëm iluzione që ndikohen nga një avanturë e Putinit për “show of force”?

Gjatë periudhës së 20 vjeçarit të fundit të Serbisë si shtet, që ironikisht korrespondon me kohën kur vie në pushtet Putini në Kremlin, jemi dëshmitarë të një politike agresive dhe asnjëherë pajtuese në raport me Kosovën, dmth Serbia nuk është pajtuar me realitetin se Kosova është çliruar asnjëherë, ashtu edhe Putini asnjëherë nuk është pajtuar me shkëputjen e Ukrainës nga ish-BRSS-ja; Serbia gjithmonë ka inskenuar kriza dhe incidente në Kosovë në mënyrë që të fus në zjarr shtetin e Kosovës dhe të kundërpërgjigjet politikisht me shpresën që të dëmtojë raportin e Aleancës veri-atlantike me Kosovën, në anën tjetër në vitin kur shpallet pavarësia e Kosovës, Rusia zhvillon një invazion në shtetin tjetër fqinjë, atë të Gjeorgjisë i cila afrohej me BE-në dita ditës (sikurse Ukraina) dhe i’a shkëputë dy rajone veriore të saj.

Serbia vazhdon me ndjekë politikën e saj neutrale (pro-ruse) në raport me Perëndimin për shkak të mos-pajtimit 20 vjeçarë.

Pozita në të cilën gjendet Kosova tani nuk është shumë e favorshme ushtarakisht, por politikisht është komplet diçka tjetër sepse gjendet në anën fituese të kësaj lëvizje gjeopolitike më e madhja e mileniumit të ri, kurse kundërshtari më i madh i saj ka kaluar tanimë në anën e agresorit për “një rend të ri botërorë”.
Shteti me një plan konkret nuk e lejon me i ik ky rast pa përmbylljen e disa objektivave që nga shpallja e pavarësisë, si p.sh: anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në INTERPOL, anëtarësimi në paktin e lëvizjes së lirë SHENGEN etj.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës sado që vërehet se ka një iniciativë të jashtme me vizita të ndara dhe të përbashkëta të liderëve shtetërorë, pastaj formimin e Fondit të Sigurisë, po dështon në ngritjen e moralit të qytetarëve të saj duke rrezikuar që t’i kthehet edhe bumerang vet shtetit të Kosovës. Jemi dëshmitarë të premtimeve të mëdha për ndryshim rrënjësorë të sitemit shtetërorë, mirëpo rezultati është në ngritjen e çmimeve gjithandej duke rënduar jetën e qytetarëve, jemi dëshmitarë të rritjes së trendit të ikjes së popullatës e sidomos rinisë në shtetet perëndimore dhe si duket nuk kanë të ndalur!

Pse bumerang vet shtetit të Kosovës?

Invazioni rus në Ukrainë u nis të përfundojë për 2 ditë, mirëpo po i afrohemi 10 ditëshit që Ukraina po reziston me të gjitha institucionet e saja qeveritare, e kjo nuk është e mundur vetëm me armatimin që e posedon dhe që i dhurohet pa pasur edhe vullnetin e lartë ushtarak dhe popullor të cilët po i japin botës mësim se si të rezistojnë përkundër bombardimeve të mëdha ruse.
Në anën tjetër, sado që e kemi dëshmuar si popull shpirtin tonë luftarak, ne nuk mund të sigurohemi që nëse ndodh një rast si i Ukrainës në Kosovë, ne kemi KFOR-in këtu!
Nuk mundet askush ta përshkruaj një skenarë të tillë duke u bazuar në kontinuitet të përhershëm politiko-ushtarak, sepse përveç naiv je edhe dashakeqës për popullin tënd.

Vullneti i popullit duhet të forcohet, miqësia dhe bashkëpunimi me SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, Turqinë etj., duhet të forcohet në të gjitha fushat, e sidomos në ato të sigurisë, që në rast të tillë mos të kemi më shumë azil-kërkues se sa vullnetarë për ushtri.

Autor i shkrimit Agon Hashani, magjister i programit Arkivor

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tallja me popullin

Tallja me popullin

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Drenica rikthehet në Superligë

Drenica rikthehet në Superligë

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

​Vuçiq te Putini, analistët kërkojnë që BE të ndryshojë urgjent qasjen ndaj Serbisë

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e tretë më të lartë në botë

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e tretë më të lartë në botë

Kransiqi në konferencën për kriptovalutat: Janë e sotmja që po e ndryshojnë botën

Kransiqi në konferencën për kriptovalutat: Janë e sotmja që po e ndryshojnë botën

Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

​Familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi

​Familjet e viktimave në Koçan organizojnë marsh protestues për të kërkuar drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X