TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

by tëvë1
1 muaj ago
3
A A
Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Autore: Anisa Bahiti

Ata që kanë dalë aty, para zyrës tënde, mund të ishin fëmijët e tu. Dëgjoji, Kryeministër, sepse nuk janë “agjentë” të shërbimeve të huaja “armike”, siç të thonë disa nga kasnecët e afërt dhe siç pëshpërisin disa papagaj nëpër ato banakë që ti shpesh i anatemon.

Jemi ne, janë brezi im, ata që kanë lindur kur ju dhe Berisha hynit në politikë, edhe atëherë me lëvizje studentore, dhe nuk kanë parë asnjë model tjetër në jetë përveç medaljes me dy anë PS–PD.

Dëgjoji, Kryeministër, ata më të rinjtë, pak më të mëdhenj se djali yt, që dalin aty janë nxënës, njerëz që në jetën e tyre s’mbajnë mend asgjë tjetër përveç qeverive Rama 1, 2, 3 dhe 4.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse nuk duan shumë. Janë mësuar me pak. Duan atë shëndetësinë falas që e ke premtuar para 15 vitesh. E që sot, po deshe ta shohësh, hip në makinë dhe shko shih spitalin e Lushnjës.Janë fëmijët e atyre fshatarëve të Myzeqesë që ngrihen në 4 të mëngjesit, marrin qumështin, perimet e frutat dhe i sjellin në Tiranë për t’i shitur, dhe e paguajnë karburantin më shtrenjtë se në Itali. Dhe dëgjojnë çdo ditë sesi i tall Bordi i Çmimeve, që është bërë si trusti i lulelakrës.

Dëgjoji, Kryeministër, ato nëna me fëmijë që dalin në protestë dhe Policia e Shtetit i lag me ujë sikur të ishin gra që ngrihen kundër një regjimi iranian.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse mes atyre grave ka shumë intelektuale dhe njerëz të mirë që mezi mbyllin muajin, sepse armiku i vërtetë publik, inflacioni, i ka bërë të ulin kokën përballë halleve të jetës.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse fjala u takon atyre. Nuk mund të kenë fatin e Zeqinesë, që një ditë t’u dëgjohet çfarë kanë në mendje dhe pastaj të harrohen.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse një pjesë e mirë e tyre të kanë votuar ty dhe sot përballen me arrogancën e kasnecëve nëpër zyrat e shtetit dhe të çdo lloj tagrambledhësi.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse shumica janë me shtëpi me qira dhe s’blejnë dot një makinë, tamam si ajo Mirlinda jote e AKSH-it.Dëgjoji, sepse nuk janë as rusë, as serbë, as grekë e as arabë që duan të rrëzojnë qeverinë me luftë hibride. Janë ata që i ke lodhur me oligarkinë, me shkollat e shtrenjta, me spitalet ku thërret qameti.

Janë ato mijëra milingona që mbushin arkat e shtetit çdo muaj dhe përfundojnë në xhepat e 5–6 oligarkëve.Nuk kanë vila, s’kanë avionë privatë. Në fakt, s’janë as kundër projektit të Zvërnecit apo çdo projekti tjetër. Janë ata që duan shpresë, sepse janë të mbytur në dëshpërim.Bëje njëherë, Kryeministër, unazën e re që kalon nga zona e Paskuqanit dhe shih ato baraka që duken si vendet e Afrikës së zezë. Dëgjoji, Kryeministër, sepse një pjesë e madhe e tyre janë të rinj që kërkojnë vetëm një mundësi më shumë për jetën.

Dëgjoji edhe atyre që të thonë broçkulla me agjentura të huaja; jepu shkelmin në prapanicë, sepse janë ata që i kanë nxjerrë këta njerëz në rrugë me arrogancën, arbitraritetin, korrupsionin dhe paaftësinë, dhe flasin në emrin tënd dhe të pushtetit tënd.

Në fund duhet të them edhe dy fjalë.

Historia nuk i gjykon drejtuesit nga numri i mandateve që fitojnë, por nga aftësia për të dëgjuar kur njerëzit e tyre ngrenë zërin. Pushteti është i përkohshëm. Protestat kalojnë. Fjalimet harrohen. Por mbetet mënyra se si një qeveri u soll me qytetarët e saj kur ata kërkuan të dëgjoheshin. Dhe sot, ata nuk po kërkojnë luks, nuk po kërkojnë privilegje. Po kërkojnë dinjitet.

Unë jam ndër ata njerëz që besoj se ti ke ende mundësinë ta dëgjosh dhe ta kuptosh popullin tënd.Por nëse nuk e bën, nuk do të humbasësh thjesht një investim më shumë në Shqipëri.

Do të humbasësh shansin për të mbetur në histori si burrë shteti.

Dhe atëherë nuk do të kujtohesh për atë që ndërtove, por për atë që nuk dëgjove.

Për zërin e njerëzve të tu.

Ndaj, dëgjoje rininë, Kryeministër.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

Kulla: Autoblinda “Shota”, përpjekje modeste e Shqipërisë

Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën