TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se shtyrja e afatit për targat nuk është humbje e madhe

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se shtyrja e afatit për targat nuk është humbje e madhe

Këtë deklaratë ai e bëri duke diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas Manajt, Kosova nuk ka interes nga përshkallëzimi i situatës, gjë kjo për të cilën thotë se mund të ndodhë.

“Nuk është humbje e madhe edhe shtyrja e afatit ashtu siç e propozon Bashkësia Ndërkombëtare, para se gjithash për faktin që nëse jo çfarë do të bëjmë, çfarë do të ndodhë, do të përshkallëzohet situata edhe më tutje. Prej përshkallëzimit para së gjithash ne nuk kemi interes, për të mos thënë kemi humbje në kohën kur pritet që dialogu të vazhdojë duke intensifikuar dhe mbase afër përfundimit të tij”, tha Manaj.

I pyetur se çfarë ndikimi do të mund të ketë në proces të dialogut çfarëdo situate e tensionuar, Manaj tha se kjo do të mund të kishte ndikim negativ në dialog pasi që sipas tij Serbia është e interesuar që ta shtyjë këtë proces.

“Do të ketë ndikim të keq sepse Serbia dhe politika e saj e gjithë këtyre viteve mezi pret të gjejë “shkakun”  për të shprehur pakënaqësitë dhe reagimet edhe të paarsyeshme edhe të padrejta dhe për të shtyrë procesin sa më shpejtë që të jetë e mundur. Shtyrja e procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është interes ekskluziv i Serbisë dhe i Rusisë”, tha ai.

Tutje ish-zëvendëskryeministri i Kosovës tha se  këtë qëllim të Serbisë e kanë thënë edhe miqtë më të mëdhenj që ka Kosova dhe populli i saj, duke filluar nga presidenti amerikan e deir te përfaqësuest e vendeve mike të Evropës.

“Ne domosdoshmërisht duhet të bëjmë pjesën tonë të punës që të mos mbetemi shkaktarë ose kontribues të shtyrjes së procesit sepse shtyrja e procesit është një lotari e pasigurt, nuk ofron siguri”, shtoi ai.

ShBA dhe BE kanë kërkuar që të ketë shtyrje deri në 10 muaj. Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se afati i fundit mbetët 31 tetori ndonëse siç është shprehur ai Qeveria është e përkushtuar për ruajtjen e qetësisë dhe paqes dhe se propozimet e partnerëve ndërkombëtar i marrin shumë seriozisht./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  

Aleanca kërkon mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30

Aleanca kërkon mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Peci: Po më vjen shumë inati që po i jepen argumente Serbisë për ta quajtur Kosovën “shtet i rremë”

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

Reagon LDK: Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Reagon LDK: Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

PDK: Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë, Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën

PDK: Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë, Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën