Skuadra e Sevillës ka arritur fitorë në kuadër të Ligës së Kampionëve përballë Copenhagen me rezultat bindës 3-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 61, En-Nesyri hapi sfidën. Dy gola të tjerë të vonshëm, Isco në minutën e 88 dhe Montiel në minutën e dytë shtesë, i dhanë epilogun final ndeshjes.
Sevilla pas kësaj ndeshje gjendet në pozitën e tretë me dy pikë më pak se Borussia Dortmund, që ka një ndeshje më pak. Copenhagen është në vendin e fundit me vetëm dy pikë.