Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka falënderuar Bankën Botërore dhe një studio të arkitekturës, duke shtuar se sheshi i Prishtinës do të vazhdohet deri të Katedralja.
“Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperWien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti! Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja”, ka shkruar Zogaj.