TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraqitja e Gërvallës në Këshillin e Sigurimit vlerësohet pozitivisht

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Paraqitja e Gërvallës në Këshillin e Sigurimit vlerësohet pozitivisht

Paraqitja e Gërvallës në Këshillin e Sigurimit është vlerësuar pozitivisht nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas analistit Visar Xanit, fjalimi i Gërvallës ka qenë i përqendruar në pikat kyçe në interes të Kosovës.

Ai theksoi se pavarësisht tensionimit që u pa në mes të ministres Gërvalla dhe ambasadorit rus gjatë fjalimeve të tyre, Kosova sipas tij, duhet të vazhdojë me gjuhën e njëjtë.

“Është një vazhdimësi e raporteve për Kosovën. Duket pothuajse një përsëritje e këtyre takimeve e seancave,sepse nuk ka ndonjë risi në këto takime. Si fjalime, si qëndrime duket që e kemi bërë një eksperiencë të mirë, ka një tingëllim të mirë sa i përket gjuhës dhe përmbajtjes që paraqitet aty. Fjalimi i Gërvallës duket një fjalim i mirë i cili përqendrohet në pikat që janë në interes të Kosovës por edhe anëtarët e tjerë gjatë diskutimit e kanë një qasje, do të thotë dihet kush është pro dhe kundër Kosovës. Aty i kemi SHBA-në, si mbështetës i madh dhe Rusinë që në vazhdimësi provon t’i nënçmojë përfaqësuesit e Kosovës. Dhe ka një lloj tensionimi u pa pak a shumë edhe diskutimi i ambasadorit rus,dhe i bie që Kosova duhet të vazhdojë me gjuhën e njëjtë”, ka thënë Xani në emisionin “Info Nata” në tëvë1.

Gërvalla në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit tha se Serbia është bërë kërcënimi i dytë (pas Rusisë) për Evropën. Kjo deklaratë sipas analistit, Tomorr Avdia është realiste.

“Në kontekstin ku është zhvilluar seanca e Këshillit të Sigurimit është një gjuhë e pranueshme, sepse deklarata e ministres Gërvalla sa i përket shtetit të Serbisë është një gjë realiste, për arsye se dihet se Serbia përveç se është një aktor shumë i rrezikshëm në Ballkan për sigurinë por edhe është aleat i cili vazhdon të jetë aleat fanatik i Rusisë në shumë aspekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, por edhe në aspektin e sigurisë. Serbia përmes faktorit pra Rusisë aty brenda e mban Ballkanin në tension dhe në krizë”, tha Avdia në emisionin “Info Nata”.

Kryediplomatja kosovare, gjithashtu në KS të OKB-ë ka thënë se Serbia bashkë me Millosheviqin e Vuçiqin  kanë dashur të na zhdukin Kosovën nga harta, por se ajo është mbrojtur nga UÇK-ja me ndihmën e NATO-s. /teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën