Sipas Arifit, kjo telefonatë është një përgjigje për Bashkimin Evropian që sipas tij, nënkupton që Kurti nuk e ka përzgjedhur kornizën e Bashkimit Evropian.
“Unë po e shoh pak më ndryshe telefonata e Kurtit me sekretarin Blinken është një përgjigje për Bshkimin Evropian pra duhet me kuptu mes rreshtave Kurti nuk e ka përzgjedhë kornizën e Bashkimit Evropian, sepse momentin që ka biseduar me sekretarin Blinken dhe e ka specifiku njohjen reciproke që Bashkimin Evropian nuk mundet me e marrë nga Serbia kjo po tregon që Kurti ëndërron në vijën amerikane”, tha ai.
Sipas tij, publikimi i kësaj bisede në Twitter nga ana e kryeministrit Kurti i bie diplomatikisht refuzim i kornizës evropiane teksa theksoi se korniza evropiane nuk është serioze dhe nuk ka asnjë zgjidhje tash e sa vite.
“Nëse e publikon kryeministri i Kosovës në Twitter, dhe aty është sekretari Blinken, i bie si një lloj diplomatikisht, refuzim i kornizës evropiane sepse korniza evropiane për mua nuk është serioze megjithatë sepse kemi shumë korniza qe disa vite mirëpo asnjë zgjidhje”, shtoi ai./teve1.info/