Në njoftim thuhet se Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e presidentes Osmani, për vizitë në Republikën e Kosovës
“Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës. Sipas presidentes Osmani një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.
Teksa presidentja ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme./teve1.info./