Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Botërorit të xhudos.
Në raundin e tretë të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti italianen e suksesshme, Odette Giuffrida.
Italiania e cila i ka dy medalje olimpike e po ashtu ishte kampione evropiane, është munduar vazhdimisht ta shmang luftën me Distrinë.
Për këtë ajo mori tri dënime rresht dhe kështu xhudistja kosovare fitoi me Ippon.
Në çerekfinale, Distria përballet me mongolezen e papërshtatshme, Khorloodoi Bishrelt.