TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëvendosje kundër faljes së gjobave për shkelësit e masave anti-COVID

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vetëvendosje kundër faljes së gjobave për shkelësit e masave anti-COVID

Deputetët e VV-së janë deklaruar kundër projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, i cili po diskutohet në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Fatmire Mulhaxha Kollçaku nga VV tha se askush nuk ka pasur të drejtë që me veprime të papërgjegjshme të përhap virusin dhe të shkaktojë rrezik të përgjithshëm.

“Askush nuk ka pas të drejtë që me veprime të papërgjegjshme ta përhapë virusin dhe të shkaktojë rrezik të përgjithshëm në popullatë”, tha ajo.

Mulhaxha Kollçaku shtoi se për shkak të vonesave për shqyrtim të këtij projektligji, tashmë ky dokument nuk ka asnjë kuptim.

“Prandaj ky ligj e ka humbur edhe kuptimin e vet dhe qytetarët nuk mund t’i ndajmë në të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Në ata që janë përgjigj dhe janë të vetëdijshëm që i kanë shkelë edhe ligjet që ishin aktuale por edhe të gjitha vendimet se e drejta e dikujt përfundon kur cenohet e drejta e tjetrit”, tha ajo.

Ndërsa Nol Nushi nga PSD, si përfaqësues i peticionit për dërgimin e këtij projektligji në Kuvend, ka kritikuar vonesën për shqyrtimin e këtij projektligji. Sipas tij, kjo mund t’i dekurajojë qytetarët për të marrë nisma të tilla.

“Projektligji është dorëzuar në qershor 2021. Rrafsh pas 15 muajsh po e trajtojmë këtë në Kuvend. Vonesa e Kuvendit është dekurajuese për qytetarët që duan të marrin nisma të tilla”, ka thënë Nushi.

Sipas tij janë shqiptuar 329 mijë gjoba të lidhura me COVID-19.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu derisa ofroi mbështetjen për projektligjin në fjalë tha se ardhja e këtij projektligji tash me kaq vonese në komisionin parlamentar përbën shkelje ligjore. Askush nuk ka pas të drejtë që në procedurat parlamentare një incitivë ligjore e iniciuar nga qytetarët të prolongohet aq gjatë.

“Kushdo që e ka mbajt në sirtarët e tyre është shkelje ligjore. Ka nevojë që ky ligj të trajtohet nga të gjithë deputetët e kuvendit dhe të analizohen efektet e këtij ligji në këtë kohë krize. Ky ligj ka nevojë të miratohet në Kuvend të Kosovës dhe të mbështeten qytetarët”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se ligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 është zbatuar në mënyrë selektive prandaj ai kërkoi që Projektkigji për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19, të merret në konsideratë dhe të mbështetet nga pozita dhe oppzita dhe të gjenden modalitet.

Qëllimi i këtij projekligji është falja e masave ndëshkimore të shqiptuara nga insititucionet e Kosovës si dhe përcaktimi i procedurave në lidhje me formën e këtyre masave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi reagon pasi mbeti jashtë Kryesisë: Një cikël ka përfunduar në LDK

Gashi reagon pasi mbeti jashtë Kryesisë: Një cikël ka përfunduar në LDK

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump pretendon se Kina është e lumtur që ai po e hap “përgjithmonë” Ngushticën e Hormuzit

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën