Pas debutimit si titullar me fanellën e Interit në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Romës, Kristjan Asllani është gati të marrë përgjegjësinë edhe për sfidën ndaj Barcelonës në Champions League.
Trajneri Simone Inzaghi foli në konferencë për shtyp para sfidës me katalanasit teksa shtoi se Asllani është gati për të luajtur sërish ndërsa shtoi se në ndeshjen ndaj Romës, tregoi kualitetin ashtu siç ka bërë prej ditës së parë që është transferuar te Inter.
“Sa i përket Asllanit, ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Inter. Tregoi ato kualitetet që i ka shfaqur prej ditës së parë që është në skuadër. Sigurisht është gati për të luajtur edhe ndaj Barcelonës”, tha Inzaghi.