Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes së të riut Auron Thaqi.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00.
Në lidhje me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit.
Të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen.
Ndryshe, Auron Thaqi kishte mbetur i plagosur rëndë nga një sulm me thikë më 7 korrik 2024.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).







