TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

by teve1
45 minuta ago
0
A A
Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

Autoritetet kosovare janë duke i hetuar dhjetë persona të dyshuar për kontrabandimin e mallrave në vlerë mijëra euro në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se dhjetë të dyshuar u kapën të enjten gjatë një aksioni në veri dhe u sollën para gjykatës në një seancë dëgjimore dhe pastaj u liruan derisa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Më herët, Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha në një komunikatë se aksioni u zhvillua pas hetimeve gjashtëmujore.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar në përgjithësi më shumë se 22 automjete, si dhe mallra me vlerë mbi 200.000 euro, sipas njoftimit.

Në njoftim thuhet se hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Doganën e Kosovës, ka zbuluar dhe ndërprerë aktivitetin e dyshimtë të futjes së mallrave nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës përmes rrugëve të jashtëligjshme.

Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe më herët aksione kundër kontrabandës së mallrave nga Serbia përmes rrugëve “alternative” në veri, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë serbët.

Gjatë një aksioni të tillë, më 2021, pati edhe përleshje pas kundërshtimit të banorëve lokalë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Me “rrugë alternative” në veri të Kosovës zakonisht nënkuptohen kalimet e jashtëligjshme të kufirit me Serbinë, të cilat me kalimin e kohës, në pjesën më të madhe, janë vënë nën kontrollin e policisë.

Në njoftimin e Prokurorisë në Mitrovicë sqarohet se, që nga muaji prill, gjatë hetimeve janë identifikuar sërish lokacionet dhe rrugët ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në territorin e Kosovës.

“Prej majit deri në shtator të vitit 2026 janë zhvilluar më shumë se 20 aksione në zonat kufitare dhe në vendbanimet e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim.

Ndër mallrat e kontrabanduara kishte produkte ushqimore, barna pa pulla akcize, pije, produkte higjienike dhe tekstile, sipas autoriteteve.

“Për këto mallra nuk dihen origjina, mënyra e ruajtjes dhe e transportit, as afati i përdorimit, për çka ato paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve. Njëkohësisht, aktivitete të tilla i shkaktojnë dëme buxhetit të shtetit dhe bizneseve që veprojnë në përputhje me ligjin”, thuhet më tej në njoftim.

Ndryshe, pas sulmit të armatosur në Banjskë, në vitin 2023, institucionet e Kosovës mbyllën më shumë se 20 rrugë alternative që besohet se çojnë drejt Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Shiroka-Pula mes liderëve botërorë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Shiroka-Pula mes liderëve botërorë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Tre të arrestuar për tentim vrasje në Deçan

Tre të arrestuar për tentim vrasje në Deçan

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën