TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Takimi i parë i UÇK-së me amerikanët – Si erdhi deri tek njohja e heshtur e UÇK-së nga SHBA-të dhe çfarë ndodhi në odën e Junikut?

by tëvë1
3 vjet ago
2
A A
Takimi i parë i UÇK-së me amerikanët – Si erdhi deri tek njohja e heshtur e UÇK-së nga SHBA-të dhe çfarë ndodhi në odën e Junikut?

Dyert e shtëpisë i lënë gjithmonë të hapura.

E në to, gjatë vitit hyjnë qindra mysafirë.

Por, mysafiri më i veçantë në kullën e Met Shalës në Junik, erdhi me 24 qershor të vitit 1998.

Ishte vet i dërguari special i presidentit amerikan Bill Clinton, Richard Holbrook, që do të takohej me dy përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu, ky moment, shënoi edhe një njohje të heshtur të UÇK-së, nga ana e SHBA-ve.

Pikërisht në këtë vend, në vitin 1998, diplomati tashmë i ndjerë amerikan, Richard Holbrook, u ulë pranë një luftëtari shqiptarë, atë kohë i një ushtrie guerile, të panjohur ndërkombëtarisht.

E për ta sjellë deri tek kulla, u angazhua ish-ushtari i UCK-së dhe pronari i shtëpisë, Myrt Shala.

Ky thotë se në shenjë respekti, Holbrook para hyrjes në shtëpi i zbathi këpucët.

“Unë kom ditë pak gjermanisht, kom thanë SHOES kom bo hajgare, edhe ai i ka ni e i ka hek cizmet… – E mbaj mend kur i kanë thanë plakut tem, që kam më ulë në zakonet tuaja, në njërën anë u ulë Gani Shehu, Lum Haxhiu,etj..”, tha Shala.

Myrt Shala, e mban në mend një veprim interesant që e bëri diplomati amerikan në odën e tij.

“Me kujtohet shumë me rendesi kur i ka shkru dy letra. Njërën ja ka jep Christopher Dellit, ndërsa tjetrën Fehmi Aganit. E Fehmi Agani e ka mshef letrën, e ka shti në çorape…”, tha ai.

Ndërsa pas takimit, Holbrook  theksoi se u zemerua atë ditë, nga veprimet e forcave serbe.

“Ky është rezultati i luftimeve, ishin vetëm forcat jugosllave të cilat hynin dhe i dëbonin njerëzit nga shtëpitë e tyre e më pas i shkatërronin ato. Ky nuk është luftim, ishin veprime që më herët i pamë në Bosnje”, ka thënë Holbrook.

Por, vizita e këtij niveli, nuk i pëlqeu forcave serbe.

Vetëm disa minuta pasi Holbrook u largua, ata hodhën gjithë artilerinë e tyre mbi kullën e Shalajve.

“Momentin që u dal Holbrooku, këtu mas 10 minutave u kanë një lufte tmerrshme, edhe helm na kanë gjujtë..”, tha Shala, pronari i shtëpisë ku u mbajt takimi.

Pasi që u djeg e tëra, shtëpia ku u zhvillua takimi më i rëndësishëm i luftës së Kosovës, u la në harresë nga institucionet e vendit.

Ndërsa në gjendje siç ka qenë, u kthye vetëm pas shpenzimeve të familjes Shala.

Kronika e realizuar nga gazetari, Fidan Zejnullahu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën