Haxhiu përmes një postimi në Facebook, tha se Qeveria do të vazhdojë punën në hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale me qëllim të vënies së drejtësisë për krimet e luftës.
“Falenderoj anëtarët e Komisionin për Legjislacion që unanimisht i dhanë mbështetje projektligjit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë! Qeveria jonë do të vazhdojë punën në hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale dhe bashkë me institucionet përgjegjëse, do të identifikojmë nevojat me qëllim të vënies së drejtësisë për krimet e luftës”, ka shkruar ajo.
Ndryshe sot Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka votuar pro Projektligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë./teve1.info/.