Mësohet se N. K., rreth 65 vjeç i cili banonte në Përmet u gjet rreth orës 15:00 dhe dyshohet se është mbytur.
Policia thotë se ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kryqja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh/










