TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Burimet e AFP-së thanë se pronat e shënjestruara i përkasin miliarderit Alisher Usmanov.

Bastisjet u përqendruan në dy prona që thuhet se i përkasin Usmanovit, 69 vjeç, në Miesbah të Bavarisë.

Në njoftimin e Policisë, autoritetet nuk emëruan të dyshuarin, por burimet e afërta me hetimin thanë për AFP-në se bëhet fjalë për Usmanovin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ish-shef i Federatës Ndërkombëtare të Skermës.

Midis viteve 2017 dhe 2022, i dyshuari ishte akuzuar se kishte fshehur disa miliona euro që i kishte fituar përmes aktiviteteve joligjore, përfshirë përmes ikjes së taksave. E gjithë kjo ishte bërë përmes “rrjetesh komplekse të kompanive dhe korporatave”, duke fshehur origjinën e parave, tha Policia gjermane.

Rreth 250 policë u përfshin në bastisje dhe evazioni fiskal vlerësohet se arrin në 550 milionë euro, raportoi revista Der Spiegel.

Në operacionin policor në total u shënjestruan 24 prona që i përkasin oligarkut rus dhe katër personave të tjerë, thanë prokurorët në Mynih.

Usmanov po ashtu akuzohet se ka përdorur fondet e ngrira nën sanksionet e BE-së për të paguar monitorimin e pronave nga kompani të sigurimeve, thanë prokurorët gjermanë.

Katër personat e tjerë dyshohet se kanë ofruar për oligarkun shërbime të vëzhgimit.

Mediat gjermane më herët gjatë këtë viti raportuan se autoritetet kishin konfiskuar jahtin “Dalibar”, në pronësi të Usmanovit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 9 persona humbasin jetën

Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 9 persona humbasin jetën

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë

Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin nëse ka ardhur Kurti

Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin nëse ka ardhur Kurti

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

​Moti sot

​Moti sot

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën