Në një video të publikuar nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, shihet që aktivistët e kësaj partie e kanë gjuajtur me miell ministrin Murati në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ky aksion është zhvilluar minuta më parë kundër Muratit.
Molliqaj krahas videos së publikuar në rrjetin social në Facebook, ka thënë se nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Murati u ka shpallur punëtorëve.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrinë e Financave, Hekuran Muratin mbajtën një konferencë për media të cilët njoftuan për pako të re mbështetëse për qytetarët për përballje me inflacionin. /teve1.info/