Në një konferencë për media, Kurti tha se Bërnabiqi do të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të Beogradit,raporton Teve1.info
“Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik he më i pavarur se Serbia”, tha ai.
Kurti thotë se dy ministra do të qëndrojnë të hënën në Luginë të Preshevës, teksa tha se edhe ai vet do të shkojë një ditë në Preshevë.
“Agjenda Qeveritare qysh me herët ka parapare vizitën ne Presheve dhe ministrat e Qeverise të hënën do të shkojnë në Luginën e Preshevës. Serbia kur e ka kuptuar vizitën e ministrave tone atje ka bërë kërkesë për vizitën e Bërnabiq në Kosovë. Unë normalisht se do të shkojë një ditë në Preshevë, por këtë nuk e bëjë si kundërpërgjigje”
Kurti ka folur edhe për targat, ku i ftoi qytetarët serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat e tyre në targa RKS brenda afatit deri më 31 tetor.
“Sa i përket targave, do të bëjmë më të mirë e mundshme në aspektin diplomatik e politik, i ftoj të gjithë qytetarët e komuniteti serb që t’i konvertojnë sa më parë targat sepse i kanë këto dy muaj për të përftuar deri në 5000 euro duke mos paguar TVSH, akcizë e taksë doganore, afati është 31 tetor,. Sa më parë që e bëjnë është më mijëra edhe për ta edhe për shtetin e tyre, ata përfitojnë nga kjo nuk humbin. Bëhet fjalë për disa mijëra vetura sepse një pjesë e madje e serbëve të Kosovës tashmë i kanë targat RKS ashtu siç i kanë edhe letërnjoftimet e Kosovës”, ka thënë Kurti. /teve1.info/