TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti prezanton pakon e re financiare, këto kategori do të përfitojnë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti prezanton pakon e re financiare, këto kategori do të përfitojnë

Kurti në një konferencë për media ka thënë se do të subvencionojnë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike, raporton Teve1.info.

Sipas tij, do të subvencionohet dyfish fatura, për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak se në muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

“Sot po prezantojmë një pako që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për tu përballur me krizën inflacionare. Nisur nga gjendja e rënduar me energjinë, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursejmë, andaj do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojmë dyfish faturën. Do të procedojmë në Qeveri e pastaj në Kuvend, projektligjin për punë publike, e cila parasheh kompensimin për inflacion për materiale ndërtimore dhe punët përcjellëse për kontratat ekzistuese të punës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Kurti tha se nga shtatori do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë, ndërsa do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.

“Për pensionistët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 euro, kurse familjet me asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj. Punësimin e punëtorët i kemi prioritet dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim kësisoj. Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 euro duke filluar nga muaji shtator, kurse për punëtorët ndërmarrjet publike do të ndajmë shumën prej 100 euro”, tha më tej ai.

Më tej, shefi i ekzekutivit të Qeverisë u zotua se do të mbështesin bizneset që rrisin pagat e punëtorëve, teksa theksoi se për studentet pritet që të ndahen edhe nga 100 euro.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtoreve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës për punëtorë maksimumi 100 euro për tre muajt e parë. Përkrahjen tonë do ta zgjerojmë edhe për studentet për të cilët do të ndajmë shumën prej 100 euro në muajin nëntor”, deklaroi Kurti. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Celina e shënon golin e parë në futbollin arab

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Kampionatin Evropian

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën