TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Keqpërdorimi në prokurim publik, në 5 raste të aktakuzave nuk u precizua vlera e dëmit të shkaktuar

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Keqpërdorimi në prokurim publik, në 5 raste të aktakuzave nuk u precizua vlera e dëmit të shkaktuar

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka shpalosur të gjeturat e raportit “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”. Nga të gjitha rastet e monitoruara dhe analizuara sa i përket keqpërdorimit në prokurim publik janë gjetur 18 raste ku gjykatat themelore kanë marrë aktgjykim lirues, dënues ose refuzues. Ndërsa, në 5 raste janë gjetur se aktakuzat përmbajnë mangësi në përmbajtjen e tyre.

Nga analizimi i 5 rasteve të prokurorive themelore, janë gjetur se në aktakuzat e këtyre rasteve, prokurorët me rastin e kualifikimit të veprës penale, kanë anashkaluar paragrafin 3 të nenit 415 të Kodit Penal, duke mos precizuar vlerën e dëmit të shkaktuar, ose përfitimit të realizuar me rastin e kryerjes së veprës penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit publik.

Ronita Halimi nga GLPS, theksoi që nga këto të gjetura, pothuajse në të gjitha rastet në përgjithësi janë shqiptuar dënime minimale, edhe pse kjo ka pas të bëjë me zyrtarë e persona që kanë keqpërdorur detyrën dhe nuk kanë respektuar procedurat e prokurimit publik

“Fillimisht duhet theksuar se nga të gjitha rastet e monitoruara dhe analizuara nga Drejtësia Sot, sa i përket keqpërdorimit në prokurim publik janë gjetur 18 raste ku gjykatat themelore kanë marrë aktgjykim lirues, dënues ose refuzues. Ndërsa, në 5 raste janë gjetur se aktakuzat përmbajnë mangësi në përmbajtjen e tyre. Së pari, nga analizimi i 18 rasteve të gjykatave themelore, ‘Drejtësia Sot’, ka gjetur se pothuajse në të gjitha rastet në përgjithësi janë shqiptuar dënime minimale, edhe përkundër faktit se në këto raste kemi pasur të bëjmë me zyrtarë dhe persona tjerë të cilët kanë keqpërdorur detyrën ose kanë mashtruar, duke mos respektuar rregullat dhe procedurat e prokurimit publik”, tha ajo.

Halimi tregoi se në rastet e analizuara sa i përket llojit dhe lartësisë së dënimeve prijnë dënimet me gjobë të cilat variojnë në lartësi nga 1500 euro deri në 7000 euro, pasuar nga dënimet me kusht të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 6 muaj me periudhë verifikuese deri në 1 vit, si dhe dënimet me burgim efektiv të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 6 muaj e deri në 3 vite.

“Në rastet e analizuara sa i përket llojit të lartësisë së dënimeve prijnë dënimet me gjobë të cilat variojnë në lartësi nga 1500 euro deri në 7000 euro, pasuar nga dënimet me kusht të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 6 muaj me periudhë verifikuese deri në 1 vit, si dhe dënimet me burgim efektiv të cilat variojnë në kohëzgjatje nga 1 deri në 3 vite. Së dyti, nga analizimi i 5 rasteve të prokurorive themelore, Drejtësia Sot ka gjetur se në aktakuzat e këtyre rasteve prokurorët me rastin e kualifikimit të veprës penale, kanë anashkaluar paragrafin 3-të të nenit 415 të Kodit Penal, sepse nuk kanë precizuar vlerën e dëmit të shkaktuar, ose përfitimit të realizuar me rastin e kryerjes së veprës penale te keqpërdorimit të mashtrimit në prokurim publik”, u shpreh Halimi. Rreze Hoxha Zhuja në konferencën e sotme për medie tregoi se kanë pasur prioritet monitorimin e rasteve të cilat hyjnë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit “Drejtësia Sot gjatë monitorimit, në përgjithësi ka pasur prioritet monitorimin e rasteve të cilat hyjnë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit, e në veçanti monitorimin e rasteve të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik si dhe çështjen e zbatimit të nenit 415 te KPRK-së[…]2:00 Bazuar në gjetjet e Drejtësia Sot, institucionet e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë përballen me dilema dhe sfida në trajtimin e lëndëve të prokurimit publik, duke u përcjellë nga zbrazëtirat në legjislacion, të cilat kanë si pasojë mungesën e arritjes së rezultateve”, tha ajo.

Tags: AktakuzakeqperdorimProkurim publik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera e kanë të domosdoshëm ndryshimin e lidershipit

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera e kanë të domosdoshëm ndryshimin e lidershipit

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Nuk ka sinjale se opozita do e mbështes Konjufcën

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

BBC bëhet dëshmitare okulare teksa kolonët izraelitë sulmojnë dhunshëm fshatrat në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera e kanë të domosdoshëm ndryshimin e lidershipit

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera e kanë të domosdoshëm ndryshimin e lidershipit

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Nuk ka sinjale se opozita do e mbështes Konjufcën

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Ka ftuar 27 lojtarë për Euro 2024: Do të largohet vetëm një nga lista – Sylvinho zbuloi se cili është plani i tij

“Ndaj Andorrës, si me Anglinë” – Silvinjo para duelit ku mund të shkruhet historia

 Bayerni e PSG-ja avancojnë në çerekfinale të Championsit

Kane zëvëndësues i Lewandowskit te Barcelona?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën