Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se sanksionet përfshijnë sanksionet ekonomike dhe financiare të vendosura nga Këshilli i BE-së, dhe SHBA-ja.
“Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera restriktive që shenjtërojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politike të përfshirë në marrjen e vendimit për invadimin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione”, ka thënë Gërvalla.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se me këtë vendim Kosova po tregon mesazh të qartë të orientimit me aleatët ShBA-në dhe BE-në./Teve1.info/