TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari Nagavcit: Nëse mendoni se kemi kërkuar pak, atëherë na i shto 200 apo 300 euro shtesë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Jasharaj për Ligjin e Pagave: Sinjalet nuk janë të mira, protestat e grevat nuk i përjashtojmë

Jasharaj përmes një njoftimi për media ka shkruar se me muaj kanë kërkuar takime, por që u organizuan edhe veprime sindikale për ta nxitur Qeverinë për dialog e marrëveshje dhe ajo nuk bëri as edhe një milimetër angazhim.

“Pikërisht një ditë a dy para se BSPK-ja të shpallte grevën e përgjithshme, ministri Sfeçla doli me deklaratën se e paska nisur për proceduara Ligjin e ardhshëm të pagave. Kemi të drejtë të dyshojmë se kjo u bë për t’u krijuar mjegull dhe hamendje te njerëzit. BSPK-ja e as SBASHK-u, nuk kanë qëndrim zyrtar për ligjin e pagave që e ka përmendur ministri Sfeçla sepse nuk ishin pjesë e përgatitjes së tij e as që e kanë marrë këtë version në rrugë zyrtare”, ka shkruar ai, duke shtuar se ata si sindikalistë kanë të drejtë të dyshojnë se kjo u bë për t’u krijuar mjegull dhe hamendje te njerëzit.

“Në medie është filluar të botohen shkrime se sa kujt do t’i bëhet paga e madje diku- diku përmendet edhe vlera 120 euro për koeficientin. Mund të ketë aty, këtu edhe individë që po bëjnë llogari se sa do t’u bëhet paga me “Ligjin e pagave” që paska nisur rrugëtimin drejt procedurave”, ka shkruar ai.

Sipas tij, të punësuarve në sektorin publik duhet thënë të vërtetën se çdogjë për ligjin e pagave, mbetet supozim.

“Edhe nëse arrihet pajtueshmëri e Qeverisë me sindikatat për këtë ligj, duhen muaj e muaj deri sa nuk bëhet aprovimi nga deputetet e Parlamentit e pastaj, sikur kjo mos të mjaftonte, në këtë version thuhet se 8 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, pritet të nisin pagat sipas këtij ligji dhe atë nëse prite o Zot, mos u dërgoftë në Kushtetuese e për t’u zhvleftësuar prapë e për t’u kthyer në pikën zero prapë. Këto mund të ndodhin dhe prandaj është kërkesë legjitime e SBASHK-ut dhe e gjithë sindikatave tjera në BSPK që deri sa nuk fillon shteti të jap paga në bazë të Ligjit të pagave, ligj ky që do të ishte produkt i marrëveshjes së Qeverisë me sindikatat, Qeveria të bëj një shtesë prej 100 euro në pagë për të gjithë të punësuarit në arsim dhe sektorët tjerë me arsyetimin e argumentuar se kanë ndodhur ngritje shumë të mëdha të çmimeve të artikujve elementar të jetës”, ka shkruar ai

Jasharaj duke e quajtur kërkesa modeste drejtuar Qeverisë për 100 euro shtesë në paga, ka thënë se ministrja Nagavci bëri një humor pa fije kripe duke kritikuar se pse kanë kërkuar pikërisht 100 euro e jo bie fjala 300 euro.

“Ministre ne e kemi ditur se kjo kërkesë është minimale dhe e pamjaftueshme karshi gjithë këtyre ngritjeve të çmimeve, por e kemi bërë sepse mund të realizohej po të donte Qeveria. Nëse ju mendoni se kemi kërkuar pak dhe nuk e keni me tallje, atëherë si ministre e tërë arsimit që je, kërko dhe realizo në Qeveri kërkesën tënde për 200 a 300 euro shtesë dhe ne do të jemi më të lumturit dhe do të ndjehemi krenar me ty”, ka shkruar ai.

Sipas tij, qasja e gabueshme e Qeverisë ndaj sindikatave dhe dialogut, krijimi i mjegullës me apo pa qëllim për Ligjin e pagave dhe ligjet tjera, si dhe humori pa krip e kanë sjellë situatën deri të greva e përgjithshme dhe nëse ministrja Nagavci dhe Qeveria e kanë vërtetë hallin të nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva le të nisin me dialogun dhe plotësimin e kërkesave të të sindikatave, që janë në kuadër të BSPK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Pas gjendjes së rënduar, i nënshtrohet operacionit në QKUK, punëtori që ra nga kati i dytë në vendin e punës

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuvendi shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci bën thirrje për votim pro

Kuvendi shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci bën thirrje për votim pro

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Pas gjendjes së rënduar, i nënshtrohet operacionit në QKUK, punëtori që ra nga kati i dytë në vendin e punës

Mediat në Spanjë: Barcelona dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Mediat në Spanjë: Barcelona dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuka pas Evropianit të xhudos: Një medalje e artë dhe paraqitje premtuese për Kosovën

Kuka pas Evropianit të xhudos: Një medalje e artë dhe paraqitje premtuese për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën