Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është sinjal pozitiv kur zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, thotë se në Bruksel më 18 gusht duhet të diskutohet edhe për formimin e Asociacionit, Bërnabiq tha se nuk është optimiste.
Sipas saj, Escobar thotë se e gjithë kjo duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.“Nëse e vendosni këtë gardh në përputhje me ligjet e tyre, e bën të pakuptimtë të gjithë dialogun, nëse as ata vetë nuk i respektojnë, as Prishtina nuk e respekton kushtetutën e saj, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë kushtetutë thuhet se duhet të pyesni serbët, por nuk janë pyetur”, thotë kryeministrja serbe.
Ajo shtoi se Marrëveshja e Brukselit duhet të jetë mbi kushtetutën.“Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, nuk shoh se ka hapësirë për bisedë me Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, tha ajo.
Brnabiq shqetësohet edhe se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borelj, ka thënë se nuk mund ta detyrojnë Prishtinën të bëjë asgjë, ndërsa BE-ja është garantuese e Marrëveshjes së Brukselit.‘Ne duhet të ruajmë paqen, dhe sa e vështirë është ajo – nuk ka qenë kurrë më e vështirë’, thekson ajo/ekonomiaonline.