TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë

OBSH ka ngritur alarmin për një krizë shëndetësore në Ukrainë, pasi sipas zyrtarëve stafi mjekësor në Ukrainë është i mbingarkuar.

Sipas OBSH, në Ukrainë janë raportuara në total 434 sulme në infrastrukturat shëndetësore.

Koordinatorja e OBSH-së për Ukrainën Heather Papovich tha se ekipet shëndetësore në shumë zona janë mësuar të punojnë me predha që bien jashtë dritareve të tyre.

Papovich, e cila vizitoi Ukrainën javën e kaluar, tha se OBSH është më e shqetësuar për zonat që ekipet e saj nuk mund të hyjnë për shkak të luftimeve ose pushtimit rus, duke përfshirë rajonin lindor të Donbasit dhe Kherson në jug.

“Çështja më e madhe është të kesh akses, kjo është ajo që na mban zgjuar natën ,” tha Papovich, duke përmendur problemet në ato zona në transportin e ilaçeve për njerëzit me sëmundje kronike ose që kanë të bëjnë me trauma fizike dhe mendore.

Kontrolli i sëmundjeve është gjithashtu një faktor shqetësues. Ukraina ka mbulim të ulët vaksinimi për fruthin dhe poliomielitin dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimit të kolerës.

Asnjë shpërthim kolere nuk është konfirmuar deri më tani në vend, tha Papovich.

OBSH gjithashtu punon së bashku me sistemet kombëtare shëndetësore për të mbështetur shëndetin e refugjatëve që janë strehuar në vendet fqinje.

Më shumë se gjashtë milionë njerëz janë larguar nga luftimet në Ukrainë dhe po aq janë zhvendosur brenda vendit./abcnews.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Franca dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për park argëtimi prej 6 miliardë eurosh pranë Parisit

Franca dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për park argëtimi prej 6 miliardë eurosh pranë Parisit

Këshilltari i Kremlinit paralajmëron sulme ndaj fabrikave britanike të dronëve

Këshilltari i Kremlinit paralajmëron sulme ndaj fabrikave britanike të dronëve

SHBA-ja e heq Sirinë nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

SHBA-ja e heq Sirinë nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Trumpi thotë se SHBA-të kanë hequr dhe shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Konjufca pret në takim lamtumirës Palatovën

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Gara të paligjshme në rrugët e Gjakovës, ndërhyn policia

Ditari: 25.08.2026

Ditari: 25.08.2026

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritjet në kufi, deri në 20 minuta pritje në Jarinjë, ndërsa në Merdarë 15 minuta

​Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it

​Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it

Ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës dhe pushimin e lehonisë

Ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës dhe pushimin e lehonisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën