Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore.
Kurse me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Më 03.08.2022 ankuesja femër shtetase e Moldavisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Moldavisë. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./