TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pushteti dhe opozita përplasen për mbajtjen e referendumit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pushteti dhe opozita përplasen për mbajtjen e referendumit

Protokolli me Sofjen është nënshkruar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik, që i hapi rrugës heqjes së vetos bullgare dhe nisjes së bisedimeve për anëtarësimin me Bashkimin Evropian.

Por, kjo marrëveshje që parasheh zgjidhjen e të gjitha kontesteve përgjatë procesit integrues, sikurse përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase, aspektet historike dhe çështje tjera, kundërshtohet nga VMRO-DPMNE-ja, e cila ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi për refuzimin e saj.

Por, Qeveria maqedonase ka thënë se referendumi është i panevojshëm pasi me marrëveshjen e arritur, “garantohet gjuha maqedonase, identitetit dhe e kaluara historike e popullit maqedonas”.

“Referendumi është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie. Do të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e saj, moralin e saj të ulët andaj edhe duke ikur nga referendumi tenton t’i mohojë popullit të drejtën e deklarimit për çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e tyre, mbrojtjen e identitetit, të gjuhës dhe të veçorive tjera kombëtare. Ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë zgjidhje katastrofale po pranojnë. Po pranojnë marrëveshje që rrënon identitetin tonë, andaj të gjithë ne duhet të angazhohemi që të mbajmë referendumin dhe ta hedhim poshtë këtë marrëveshje të dëmshme”, ka deklaruar kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Ai ka rikujtuar qëndrimin edhe sa i përket ndryshimeve kushtetuese, të cilat, siç ka thënë se nuk do të mbështeten nga asnjë deputet i partisë së tij.

Ndryshimet kushtetuese, sipas dispozitave ligjore, nuk mund të miratohen pa dy të tretat e votave në Kuvend apo pa votat e 80 deputetëve nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Shumica parlamentare përbëhet nga 63 deputetë, por kryeministri Dimitar Kovaçevski shpreson se do të sigurojë votat e nevojshme për të kaluar ndryshimet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, që është kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

“Populli duhet të jetë i qetë dhe të mos brengoset, sepse pavarësisht se çfarë mendon të bëjë kjo qeveri, VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e tjera me të cilat jemi në koalicion, do të bëjnë gjithçka që të pengojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Nën këto kushte nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, me asnjë çmim”, ka deklaruar Mickoski në një manifestim të partisë së tij.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fillimisht kishte deklaruar se referendum mund të ketë dhe se qytetarët duhet të përgjigjen në pyetjen se “A jeni për integrimin evropian nën këto kushte?”, pa përmendur në pyetjen e referendumin, as propozimin francez e as protokollin me Bullgarinë.

Por, në paraqitjen e fundit para mediave, Pendarovski ka deklaruar se mbajtja e një referendumi është e panevojshme pasi marrëveshja që ka arritur shteti me Bullgarinë, sipas tij, është e njohur ndërkombëtarisht dhe nuk rrezikon çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.

“[Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan] Mickoski ka nevojë për mobilizim politik, që t’i mbajë të bashkuar të gjithë anëtarët e tij, duke iu premtuar se është çështje ditësh rrëzimi i kësaj qeverie… Kjo është e drejtë legjitime si parti opozitare, duke u thënë se edhe Pendarovski mendon njëjtë”, deklaroi Pendarovski.

“Jo, unë mendoj se VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera duhet të definojnë qartë qëndrimin e tyre dhe të dalin ta thonë se a janë parti politike anti-evropiane. Sikur të ketë referendum, sikur të ketë nevojë për mbajtjen e tij, atëherë qytetarët duhet të përgjigjen në një pyetje të vetme: ‘A dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian’”, shtoi ai.

Referendum në Maqedoninë e Veriut mund të mbahet nëse partia që e kërkon mbajtjen e tij apo ndonjë subjekt tjerë arrin të mbledhë fillimisht 150 mijë nënshkrime, të cilat duhet të verifikohen nga institucionet përkatëse. Këto nënshkrime po ashtu përcaktojnë edhe atë nëse referendumi do të jetë i karakterit këshillues apo i obligueshëm.

Referendumi mund të cilësohet i suksesshëm nëse në të marrin pjesë mbi 50 për qind e trupit votues dhe nëse shumica e votuesve i japin mbështetje pyetjes së referendumit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën