TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

S’ka kuorum për votimin e raportit të punës të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Përfundon seanca për pabarazinë gjinore në shoqëri

Vetëm 59 deputetë kanë votuar për këtë raport, ndërkaq që të pranishëm kanë qenë 69 përfaqësues të legjislativit.

Kështu ka njoftuar në seancë plenare, kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se nuk ka kuorum për vendimmarrje.

“Vetëm 59 deputetë të kuvendit kanë votuar për këtë raport. Kështu që nuk ka kuorum për të vendosur kuvendi për këtë raport”, ka njoftuar Konjufca.

Në emër të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, deputeti Enver Dugolli ka kërkuar nga Kuvendi që të miratohet raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021.

“Të miratohet raporti i punës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021. Arsyetim: në bazë të nenit 66 të Ligjit 06-L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi duhet t’i paraqes Kuvendit të Kosovës raport vjetor të punës dhe duhet ta publikojë atë jo më vonë 31 mars të vitit vijues. Në pajtim me dispozitat ligjore, Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka paraqitur kuvendit raportin e punës për vitin 2021, i cili përmban të dhënat dhe veprimet e këtij institucioni në fushën e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personave”, ka thënë ai.

Edhe në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Dugolli ka thënë se ky raport përmbush standardet dhe kriteret e përcaktuara dhe se pasqyrohet një punë e mirë që ka bërë agjencia gjatë vitit të kaluar. Numri total i qytetarëve që kanë bërë kërkesë për qasje në dokumente publike është mbi shtatë mijë.

“Sipas këtij raporti të punës, Agjencia për Informim dhe Privatësi gjatë këtij viti u ka dhënë 22 këshilla institucioneve të ndryshme lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka trajtuar 35 ankesa. Sipas raportit, ankesat kryesisht kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit të kamerave, përpunimi i të dhënave të zyrtarëve publik, qasje në të dhënat e subjekteve, përpunimi i të dhënave për marketing të drejtpërdrejt. Në fushën e qasjes në dokumente publike, Agjencia ka përpunuar 139 ankesa të pranuara nga qytetarët për heshtje apo refuzim të kërkesave në qasje në dokumente publike”, ka thënë ai.

Në emër të PDK-së, Rashit Qalaj ka shprehur përkrahjen për miratimin e këtij raporti, megjithatë tha se sfidë kryesore e agjencisë është mungesa e kapaciteteve njerëzore.

“Edhe ne në Partinë Demokratike të Kosovës e përkrahim raportin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Konsideroj që është një raport mjaft i punuar në mënyrë profesionale, i cili paraqet të gjitha aktivitetet që Agjencia i ka bërë gjatë vitit të kaluar….Megjithatë, po e shtoj që agjencioni i ka disa sfida të cilat duhet ne si deputetë t’i ndihmojmë. Sfida kryesore e agjencisë është mungesa e kapaciteteve njerëzore brenda agjencisë. Mund të them që numri i kufizuar i burimeve njerëzore përmban rrezik për mos realizimin e objektivave të planit të performancës”, ka thënë ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën